Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 37

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    37:1 Por Jakobi banoi nė vendin ku i ati kishte qėndruar, nė vendin e Kanaanėve.

    37:2 Kėta janė pasardhėsit e Jakobit. Jozefi, nė moshėn shtatėmbėdhjetėvjeēare, kulloste kopenė bashkė me vėllezėrit e tij; i riu rrinte me bijėn e Bilhahės dhe me bijtė e Zilpahės, qė ishin gratė e babait tė tij. Por Jozefi i tregoi tė atit pėr namin e keq qė pėrhapej mbi sjelljen e tyre.

    37:3 Por Izraeli e donte Jozefin mė tepėr se tėrė bijtė e tij, sepse ishte biri i pleqėrisė sė tij; dhe i bėri njė rrobe tė gjatė deri te kėmbėt.

    37:4 Por vėllezėrit e tij, duke parė qė i ati i tyre e donte mė tepėr nga tė gjithė vėllezėrit e tjerė, filluan ta urrejnė dhe nuk mund t`i flisnin nė mėnyrė miqėsore.

    37:5 Por Jozefi pa njė ėndėrr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij; dhe kėta e urryen edhe mė tepėr.

    37:6 Ai u tha atyre: "Dėgjoni, ju lutem, ėndrrėn qė pashė.

    37:7 Ne ishim duke lidhur duaj nė mes tė arės, kur papritmas duajt e mi u drejtuan dhe qėndruan drejt, kurse duajt tuaja u mblodhėn dhe u pėrkulėn pėrpara duajve tė mi".

    37:8 Atėherė vėllezėrit e tij i thanė: "A duhet tė mbretėrosh ti mbi ne, ose do tė na sundosh me tė vėrtetė?". Dhe e urryen edhe mė tepėr pėr shkak tė ėndrrave tė tij dhe tė fjalėve tė tij.

    37:9 Ai pa njė ėndėrr tjetėr dhe ua tregoi vėllezėrve tė tij, duke thėnė: "Pashė njė ėndėrr tjetėr! Dhe ja, dielli, hėna dhe njėmbėdhjetė yje pėrkuleshin para meje".

    37:10 Dhe ai ia tregoi kėtė ėndėrr atit tė tij dhe vėllezėrve tė tij; i ati e qortoi dhe i tha: "Ē`kuptim ka ėndrra qė ke parė? A do tė duhet qė pikėrisht unė, nėna jote dhe vėllezėrit e tu tė vijnė e tė pėrkulemi deri nė tokė para teje?".

    37:11 Dhe vėllezėrit e tij e kishin zili, por i ati e mbante pėrbrenda kėtė gjė.

    37:12 Ndėrkaq vėllezėrit e Jozefit kishin vajtur pėr tė kullotur kopenė e atit tė tyre nė Sikem.

    37:13 Dhe Izraeli i tha Jozefit: "Vėllezėrit e tu a nuk janė ndofta duke kullotur kopenė nė Sikem? Eja, do tė dėrgoj tek ata". Ai u pėrgjegj: "Ja ku jam".

    37:14 Izraeli i tha: "Shko tė shikosh nė se vėllezėrit e tu janė mirė dhe nė se kopeja shkon mirė, dhe kthehu tė mė japėsh pėrgjigje". Kėshtu e nisi nė luginėn e Hebronit dhe ai arriti nė Sikem.

    37:15 Ndėrsa ai endej nė fushė, njė burrė e gjeti dhe e pyeti: "Ēfarė kėrkon?".

    37:16 Ai u pėrgjegj: "Jam duke kėrkuar vėllezėrit e mi; tė lutem mė trego se ku ndodhen duke kullotur bagėtinė".

    37:17 Ai burrė i tha: "Ata kanė ikur sė kėtejmi, sepse i dėgjova qė thonin: "Tė shkojmė nė Dothan"". Atėherė Jozefi shkoi tė kėrkojė vėllezėrit e tij dhe i gjeti nė Dothan.

    37:18 Ata e panė sė largu, dhe para se t`u afrohej, komplotuan kundėr tij pėr ta vrarė.

    37:19 Dhe i thanė njėri tjetrit: "Ja ku po vjen ėndėrruesi!

    37:20 Ejani, pra, ta vrasim dhe ta hedhim nė njė pus; do tė themi pastaj qė njė kafshė e egėr e hėngri; kėshtu do tė shohim se ē`pėrfundim do tė kenė ėndėrrat e tij".

    37:21 Rubeni i dėgjoi kėto dhe vendosi ta shpėtojė nga duart e tyre, dhe tha: "Nuk do ta vrasim".

    37:22 Pastaj Rubeni shtoi: "Mos derdhni gjak, por hidheni nė kėtė pus tė shkretėtirės dhe mos e goditni me dorėn tuaj". Thoshte kėshtu pėr ta shpėtuar nga duart e tyre dhe pėr t`ia shpėnė tė atit.

    37:23 Kur Jozefi arriti pranė vėllezėrve tė tij, kėta e zhveshėn nga veshja e tij, nga rrobja e gjatė qė i arrinte deri te kėmbėt;

    37:24 pastaj e kapėn dhe e hodhėn nė pus. Por pusi ishte bosh, nuk kishte ujė brenda.

    37:25 Pastaj u ulėn pėr tė ngrėnė; por, duke ngritur sytė, ata panė njė karvan Ismaelitėsh qė vinte nga Galaadi me devetė e tyre tė ngarkuara me erėza, balsame dhe mirrė, dhe udhėtonte pėr t`i ēuar nė Egjipt.

    37:26 Atėherė Juda u tha vėllezėrve tė tij: "Ē`dobi do tė kemi po tė vrasim vėllanė tonė dhe tė fshehim gjakun e tij?

    37:27 Ejani, t`ia shesim Ismaelitėve dhe tė mos e godasė dora jonė, sepse ėshtė vėllai ynė, mishi ynė". Dhe vėllezėrit e tij e dėgjuan.

    37:28 Ndėrsa po kalonin ata tregtarė Madianitė, ata e ngritėn dhe e nxorėn Jozefin jashtė pusit dhe ia shitėn Ismaelitėve pėr njėzet monedha argjendi. Dhe kėta e shpunė Jozefin nė Egjipt.

    37:29 Rubeni u kthye te pusi, por Jozefi nuk ishte mė nė pus. Atėherė ai i ēorri rrobat e tij.

    37:30 Pastaj u kthye te vėllezėrit e tij dhe tha: "Djali nuk ėshtė mė; po unė, ku do tė shkoj unė?".

    37:31 Kėshtu ata muarėn rrobėn e gjatė tė Jozefit, therėn njė cjap dhe e futėn rrobėn nė gjak.

    37:32 Pastaj e ēuan rrobėn te babai dhe i thanė: "Kemi gjetur kėtė; shiko pak nėse ėshtė rrobja e birit tėnd".

    37:33 Dhe ai e njohu dhe tha: "Éshtė rrobja e tim biri, e ka ngrėnė ndonjė kafshė e egėr; me siguri Jozefin e kanė bėrė copė e ēikė".

    37:34 Atėherė Jakobi i shqeu rrobat e tij, veshi njė grathore dhe mbajti zi pėr birin e tij shumė ditė.

    37:35 Dhe tė gjithė bijtė dhe tė gjitha bijat e tij erdhėn pėr ta ngushėlluar, por ai nuk pranoi tė ngushėllohet dhe tha: "Unė do tė zbres nė Sheol pranė birit tim pėr tė mbajtur zi". Kėshtu e qau i ati.

    37:36 Ndėrkaq Madianitėt e shitėn Jozefin nė Egjipt dhe ia shitėn Potifarit, oficer i Faraonit dhe kapiten i rojeve.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine