Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - GENESIS 6

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    6:1 Kur njerėzit filluan tė shumohen mbi faqen e dheut dhe u lindėn atyre vajza,

    6:2 djemtė e Perėndisė panė qė vajzat e njerėzve ishin tė bukura, dhe morėn pėr gra tė gjitha ato qė i zgjodhėn vetė.

    6:3 Dhe Zoti tha: "Fryma im nuk do tė hahet gjithnjė me njeriun, sepse nė shthurjen e tij ai nuk ėshtė veēse mish; ditėt e tij do tė jenė, pra, njėqind e njėzet vjet".

    6:4 Kishte gjigantė mbi tokė nė ato kohė, madje edhe mė vonė, kur bijtė e Perėndisė iu afruan bijave tė njerėzve dhe kėto u lindėn atyre fėmijė. Ata janė heronjtė qė jetuan nė kohėt e lashtėsisė, janė njerėzit e famshėm tė kėtyre kohėve.

    6:5 Dhe tani Zoti pa qė ligėsia e njerėzve ishte e madhe mbi tokė dhe qė tėrė synimet e mendimeve tė zemrės sė tyre nuk ishin gjė tjetėr veēse e keqja nė ēdo kohė.

    6:6 Dhe Zoti u pendua qė kishte krijuar njeriun mbi tokė dhe u brengos pėr kėtė nė zemėr tė vet.

    6:7 Kėshtu Zoti tha: "Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar".

    6:8 Por Noeu gjeti hir nė sytė e Zotit.

    6:9 Kjo ėshtė prejardhja e Noeut. Noeu ishte njė njeri i drejtė dhe i patėmetė midis bashkėkohėsve tė tij. Noeu eci me Perėndinė.

    6:10 Dhe Noeu pati tre bij: Semin, Kamin dhe Jafetin.

    6:11 Por toka ishte e korruptuar para Perėndisė dhe plot e pėrplot me dhunė.

    6:12 Tani Perėndia vėshtroi tokėn dhe ja, ajo ishte e prishur, sepse ēdo mish i tokės kishte shthurur sjelljen e tij.

    6:13 Dhe Perėndia i tha Noeut: "Kam vendosur t`i jap fund ēdo mishi, sepse toka pėr shkak tė njerėzve ėshtė plot me dhunė; ja, unė do t`i zhduk bashkė me tokėn.

    6:14 Bėj njė arkė prej druri; bėje arkėn me dhoma dhe lyeje me bitum nga jashtė e nga brenda.

    6:15 Por ti do ta ndėrtosh nė kėtė mėnyrė: gjatėsia e arkės do tė jetė treqind kubitė, gjerėsia pesėdhjetė dhe lartėsia tridhjetė.

    6:16 Do ta bėsh arkėn me njė dritare dhe do ta mbarosh me njė kubit mbulese nga sipėr; anash arkės do tė vendosėsh derėn dhe do ta bėsh me tre kate, pra me katin e poshtėm, tė mesėm dhe tė sipėrm.

    6:17 Dhe ja, unė vet kam pėr tė sjellė pėrmbytjen e ujėrave mbi tokė, pėr tė shkatėrruar nėn qiellin ēdo mish qė ka shenjė jete; ēdo gjė qė ndodhet mbi tokėn ka pėr tė vdekur.

    6:18 Por unė do tė caktoj besėlidhjen time me ty dhe ti do tė futesh nė arkėn: ti, fėmijėt e tu, gruaja jote dhe gratė e bijve tė tu.

    6:19 Dhe nga ēdo gjė qė jeton prej ēdo lloj mishi fut nė arkė dy nga ēdo lloj, pėr t`i ruajtur me vete gjallė bashkė me ty; dhe tė jenė mashkull dhe femėr.

    6:20 Nga zogjtė, nga bagėtia dhe tė gjithė rrėshqanorėt e tokės simbas llojit tė tyre, dy nga ēdo lloj do tė vijnė te ti, qė tė ruhen gjallė.

    6:21 Dhe merr pėr vete nga ēdo ushqim qė hahet, grumbulloje dhe ruaje, nė mėnyrė qė tė shėrbejė si ushqim pėr ty dhe pėr ata".

    6:22 Dhe Noeu veproi ashtu, bėri pikėrisht tė gjitha ato qė Perėndia i kishte urdhėruar.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine