Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - HOSEA 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Dėgjoni fjalėn e Zotit, o bij tė Izraelit, sepse Zoti ka njė konflikt me banorėt e vendit: "Nuk ka nė fakt as sinqeritet, as mėshirė dhe as njohje tė Perėndisė nė vend.

    4:2 Nuk bėhet tjetėr pėrveē shpėrbetimeve, gėnjeshtrave, vrasjeve, vjedhjeve, shkeljeve tė kurorės, shkeljeve tė ēdo kufizimi dhe derdhet gjak mbi gjak.

    4:3 Pėr kėtė shkak vendi do tė jetė nė zi dhe tėrė banorėt e tij do tė vuajnė, bashkė me kafshėt e fushės dhe me shpendėt e qiellit; madje edhe peshqit e detit do tė eliminohen.

    4:4 Megjithatė askush tė mos kundėrshtojė, askush tė mos qortojė tjetrin, sepse populli yt ėshtė si ai qė grindet me priftin.

    4:5 Prandaj ti do tė pengohesh ditėn dhe profeti gjithashtu do tė pengohet natėn bashkė me ty; dhe unė do tė shkatėrroj nėnėn tėnde.

    4:6 Populli im vdes pėr mungesė njohurish. Duke qenė se ti ke refuzuar njohjen, edhe unė do tė tė refuzoj si prifti im; duke qenė se ti ke harruar ligjin e Perėndisė tėnd, edhe unė do tė harroj bijtė e tu.

    4:7 Sa mė tepėr janė shumuar, aq mė tepėr kanė mėkatuar kundėr meje; do ta kthej lavdinė e tyre nė turp.

    4:8 Ata ushqehen me mėkatin e popullit tim dhe e lidhin zemrėn e tyre me paudhėsinė e tij.

    4:9 Si pėr popullin ashtu do tė jetė edhe pėr priftin: unė do t`i dėnoj ata pėr sjelljen e tyre dhe do t`i shpėrblej pėr veprat e tyre.

    4:10 Do tė hanė, por nuk do tė ngopen; do tė kurvėrohen, por nuk do tė shtohen; sepse kanė hequr dorė nga dėgjimi i Zotit.

    4:11 Prostitucioni, vera dhe mushti tė lėnė pa mend.

    4:12 Populli im konsulton idhujt e tij prej druri dhe shkopi i tij i jep udhėzime, sepse fryma e prostitucionit i devijon, dhe ata kurvėrohen, duke u shmangur nga Perėndia e tyre.

    4:13 Ata bėjnė flijime mbi majat e maleve, djegin temjan ndėr kodra, nėn lisin, plepin dhe bafrėn, sepse hija e tyre ėshtė e kėndshme. Prandaj bijat tuaja kurvėrohen dhe nuset e bijve tuaj shkelin kurorėn.

    4:14 Nuk do t`i dėnoj bijat tuaja nė se kurvėrohen, as nuset e bijve tuaj nė se shkelin kurorėn, sepse ata vetė veēohen me prostitutat dhe ofrojnė flijime bashkė me prostitutat e tempujve; prandaj njerėzia qė nuk ka mend do tė vdesė.

    4:15 Nė qoftė se ti, Izrael, kurvėrohesh, Juda nuk ka faj. Mos shkoni nė Gilgal, mos u ngjitni nė Beth-aven dhe mos u betoni duke thėnė: "Ashtu si Zoti rron".

    4:16 Sepse Izraeli ėshtė kokėfortė si njė mėshqerrė kryeneēe, tani Zoti do ta kullotė si njė qengj nė njė vend tė hapur.

    4:17 Efraimi u bashkua me idhujt, lėre tė veprojė.

    4:18 Edhe kur qejfet e tyre kanė mbaruar, kryejnė vazhdimisht kurvėrime; krerėt e tyre e duan shumė turpin.

    4:19 Era i ka lidhur nė krahėt e vet dhe atyre do t`u vijė turp pėr flijimet e tyre".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine