Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 14

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    14:1 Me qenė se Zotit do t`i vijė keq pėr Jakobin, ai do tė zgjedhė pėrsėri Izraelin dhe do t`i rivendosė nė tokėn e tyre; tė huajtė do tė bashkohen me ta dhe do tė lidhen me shtėpinė e Jakobit.

    14:2 Popujt do t`i marrin dhe do t`i ēojnė pėrsėri nė vendin e tyre dhe shtėpia e Izraelit do t`i zotėrojė nė vendin e Zotit si robėr dhe robinja; do tė zėnė robėr ata qė i kishin zėnė robėr dhe do tė mbretėrojnė mbi shtypėsit e tyre.

    14:3 Kėshtu qė ditėn nė tė cilėn Zoti do t`i japė prehje lodhjes sate, shqetėsimit tėnd nga skllavėria e rėndė sė cilės i ishe nėnshtruar,

    14:4 ti do tė shqiptosh kėtė sentencė mbi mbretin e Babilonisė dhe do tė thuash: "Ashtu si mbaroi shtypėsi, tagrambledhja e arit ka mbaruar.

    14:5 Zoti e ka thyer shkopin e tė pabesėve, skeptrin e tiranėve.

    14:6 Ai qė nė tėrbim e sipėr godiste popujt me goditje tė pandėrprera, ai qė sundonte me zemėrim mbi kombet tani pėrndiqet pa mėshirė.

    14:7 Mbarė dheu pushon i qetė, njerėzit shpėrthejnė nė britma gėzimi.

    14:8 Madje edhe selvitė e kedrat e Libanit gėzohen pėr ty dhe thonė: "Qė kur ke rėnė, asnjė druvar s`ka dalė kundėr nesh".

    14:9 Sheoli poshtė ėshtė nė lėvizje pėr ty, me qėllim qė tė tė dalė pėrpara kur tė vish; ai zgjon frymėt e tė vdekurve, tėrė princat e dheut; ka ngritur nga fronet e tyre gjithė mbretėrit e kombeve.

    14:10 Tė gjithė e marrin fjalėn pėr tė tė thėnė: "Edhe ti je bėrė i dobėt si ne dhe je bėrė i ngjashėm me ne.

    14:11 Salltaneti yt ka rėnė nė Sheol tok me tingujt e harpave tė tua; poshtė teje shtrihet njė shtrat me krimba dhe krimbat janė mbulesa jote".

    14:12 Vallė, si ke rėnė nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallė si tė hodhėn pėr tokė ty qė i hidhje poshtė kombet?

    14:13 Ti thoshnje nė zemrėn tėnde: "Unė do tė ngjitem nė qiell, do tė ngre fronin tim pėrmbi yjet e Perėndisė; do tė ulem mbi malin e asamblesė nė pjesėn skajore tė veriut;

    14:14 do tė ngjitem mbi pjesėt mė tė larta tė reve, do tė jem i ngjashėm me Shumė tė Lartin".

    14:15 Po pėrkundrazi do tė hidhesh nė Sheol, nė thellėsitė e gropės.

    14:16 Ata qė tė shikojnė tė ngulin sytė, tė vėrejnė me kujdes dhe thonė: "Ky ėshtė njeriu qė e bėnte tokėn tė dridhej, qė i trondiste mbretėritė,

    14:17 qė e katandisi botėn nė shkretėtirė, qė shkatėrron qytetet e saj dhe nuk i la kurrė tė shkojnė tė lirė robėrit e tij?".

    14:18 Tė gjithė mbretėrit e kombeve, tėrė ata prehen nė lavdi, secili nė varrin e tij;

    14:19 ty pėrkundrazi tė hodhėn larg varrit tėnd si njė farė e neveritshme, si njė rrobe tė tė vrarėve nga shpata, qė i zbresin mbi gurėt e gropės, si njė kufomė e shkelur.

    14:20 Ti nuk do tė bashkohesh me ta nė varr, sepse ke shkatėrruar vendin tėnd dhe ke vrarė popullin tėnd; pasardhėsit e keqbėrėsve nuk do tė pėrmenden mė.

    14:21 Pėrgatitni masakrėn e bijve tė tij pėr shkak tė paudhėsisė sė etėrve tė tyre, qė tė mos ngrihen mė pėr tė zotėruar tokėn dhe pėr tė mbushur faqen e dheut me qytete.

    14:22 "Unė do tė ngrihem kundėr tyre", thotė Zoti i ushtrive, "dhe do tė shfaros nga Babilonia emrin dhe ata qė kishin shpėtuar, fėmijėt dhe pasardhėsit", thotė Zoti.

    14:23 "Do tė bėj qė atje tė sundojė iriqi dhe moēali; do ta fshij me fshesėn e shkatėrrimit", thotė Zoti i ushtrive".

    14:24 Zoti i ushtrive ėshtė betuar duke thėnė: "Nė tė vėrtetė ashtu siē e kam menduar ashtu do tė jetė, dhe ashtu si kam vendosur, kėshtu ka pėr tė ndodhur.

    14:25 Do ta dėrrmoj Asirin nė vendin tim, do ta shkel nė malet e mia; atėherė zgjedha e tij do t`u hiqet atyre dhe barra tij do tė hiqet nga kurrizi i tyre.

    14:26 Ky ėshtė plani i vendosur kundėr tė gjithė dheut dhe kjo ėshtė dora e shtrirė kundėr tė gjithė kombeve.

    14:27 Me qenė se Zoti i ushtrive e ka vendosur kėtė, kush mund t`ia anullojė? Dora e tij ėshtė shtrirė dhe kush mund ta detyrojė ta tėrheqė?".

    14:28 Nė vitin e vdekjes sė mbretit Ashaz u shqiptua kjo profeci:

    14:29 "Mos u gėzo, o Filisti e tėrė, sepse shufra qė tė godiste ėshtė thyer! Sepse nga rrėnja e gjarpėrit ka pėr tė dalė njė nėpėrkė, dhe fryti i saj do tė jetė njė gjarpėr i zjarrtė dhe fluturues.

    14:30 Tė parėlindurit e tė varfėrve do tė kenė ē`tė hanė dhe nevojtarėt do tė pushojnė tė sigurt; por do tė bėj qė tė vdesin urie rrėnjėt e tua dhe kjo do tė shkatėrrojė mbetjen tėnde.

    14:31 Bėrtit, o portė, thirr, o qytet! Shkrihu, o Filisti e tėrė, sepse nga veriu vjen njė tym, dhe askush nuk lė vendin e tij nė radhėt e veta".

    14:32 Ēfarė pėrgjigje do t`u jepet lajmėtarėve tė kėtij kombi? "Qė Zoti ka themeluar Sionin dhe qė nė tė gjejnė strehė tė mjerėt e popullit tė tij".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine