Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ISAIAH 29

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    29:1 Mjerė Arieli, Arieli, qytet ku fushoi Davidi! I shtoni vit vitit, festat le tė plotėsojnė ciklin e tyre.

    29:2 Pastaj do ta hedh Arielin nė ankth; do tė ketė ankim dhe rėnkime dhe pėr mua do tė jetė si njė Ariel.

    29:3 Unė do tė fushoj kundėr teje rreth e qark, do tė tė rrethoj me njė ledh dhe do tė ngre bastione kundėr teje.

    29:4 Do tė ulesh, do tė flasėsh nga toka dhe fjala jote do tė dalė e mbytur nga pluhuri; zėri yt do tė ngjitet nga toka si ai i njė mediumi dhe fjala jote do tė pėshpėritė nga pluhuri.

    29:5 Turma e armiqve tė tu do tė jetė si pluhur i hollė dhe turma e tė fuqishmėve si byk i shpėrndarė; dhe kjo ka pėr tė ndodhur papritmas, nė njė ēast.

    29:6 Ti do tė vizitohesh nga Zoti i ushtrive me gjėmime, tėrmete dhe zhurma tė mėdha, me shakullima dhe flakė zjarri pėrvėlues.

    29:7 Moria e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr Arielit, e tė gjitha atyre qė e luftojnė atė dhe fortesėn e tij dhe e shtrėngojnė rreth e qark do tė jetė si njė ėndėrr, si njė vegim nate.

    29:8 Ka pėr tė ndodhur ashtu si kur njė i uritur qė ėndėrron tė hajė, por kur zgjohet e ka stomakun bosh, apo si kur njė i etur ėndėrron tė pijė, por kur zgjohet ėshtė i lodhur dhe e ka grykėn tė tharė; kėshtu ka pėr tė ndodhur me morinė e tė gjitha kombeve qė luftojnė kundėr malit tė Sionit.

    29:9 Ndaluni dhe habituni. Braktisjuni qejfeve dhe pastaj shikoni rreth e rrotull tė trembur. Kėta janė tė dehur, por jo nga vera; u merren kėmbėt, por jo pėr pasojė tė pijeve dehėse.

    29:10 Nė fakt Zoti ka shpėrndarė mbi ju njė frymė topitjeje; ka mbyllur sytė tuaja, profetėt, ka mbuluar me vel krerėt tuaj, shikuesit.

    29:11 Ēdo vegim profetik ėshtė bėrė pėr ju si fjalėt e njė libri tė vulosur qė i jepet dikujt qė di tė lexojė; duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje, kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk mundem, sepse ėshtė i vulosur!".

    29:12 Ose si njė libėr qė i jepet dikujt qė nuk di tė lexojė, duke i thėnė: "Tė lutem, lexoje kėtė!", por ai pėrgjigjet: "Nuk di tė lexoj".

    29:13 Prandaj Zoti thotė: "Me qenė se ky popull mė afrohet mua vetėm me gojėn dhe mė nderon me buzėt e tij, ndėrsa zemra e tij mė rri larg dhe frika e tij ndaj meje ėshtė vetėm njė urdhėrim i mėsuar nga njerėzit,

    29:14 prandaj, ja, unė do tė vazhdoj tė bėj mrekulli nė mes tė kėtij populli, po, mrekulli dhe ēudi: dituria e njerėzve tė tij tė urtė do tė shuhet dhe zgjuarėsia e tė mėnēurve tė tij do tė zhduket".

    29:15 Mjerė ata qė shkojnė nė vende tė thella pėr t`ia fshehur Zotit planet e tyre, qė i bėjnė veprat e tyre nė terr dhe thonė: "Kush na sheh? Kush na njeh?"

    29:16 I keni pėrmbysur plotėsisht gjėrat. A mund tė konsiderohet poēari i barabartė me argjilėn? A mundet vepra t`i thotė atij qė e ka bėrė: "Nuk mė ka bėrė ai"?, ose gjėja e formuar t`i thotė atij qė e ka formuar: "Nuk ka zgjuarėsi"?

    29:17 Brenda njė kohe shumė tė shkurtėr dhe Libani do tė shndėrrohet nė njė pemishte, dhe pemishtja do tė konsiderohet si njė pyll.

    29:18 Tė shurdhėt do tė kuptojnė atė ditė fjalėt e librit dhe, tė ēliruar nga errėsira dhe terri, sytė e tė verbėrve kanė pėr tė parė.

    29:19 Tė pėrulurit do tė mund tė gėzojnė akoma te Zoti dhe tė varfėrit e njerėzimit do tė ngazėllohen tek i Shenjti i Izraelit.

    29:20 Sepse tirani do tė jetė zhdukur, tallėsi do tė jetė shkatėrruar, dhe do tė jenė shfarosur tėrė ata qė kurdisin paudhėsi,

    29:21 qė dėnojnė njė njeri pėr njė fjalė, qė i kurdisin kurthe atij qė gjykon te porta, qė prishin tė drejtėn e tė drejtit pėr asgjė.

    29:22 Prandaj kėshtu i thotė shtėpisė sė Jakobit Zoti qė shpengoi Abrahamin: "Tani e tutje Jakobi nuk do tė turpėrohet mė dhe fytyra e tij nuk do tė zverdhet mė;

    29:23 por kur do tė shohė bijtė e tij, veprėn e duarve tė mia nė mes tė tij, ata do tė shenjtėrojnė emrin tim, do tė shenjtėrojnė tė Shenjtin e Jakobit dhe do tė kenė frikė nga Perėndia i Izraelit.

    29:24 Ata qė kanė frymė tė pėrdalė do tė arrijnė tė kenė gjykim dhe murmuruesit do tė mėsojnė doktrinėn e shėndoshė".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine