Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOEL 1

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    1:1 Fjala e Zotit qė iu drejtua Joelit, birit tė Pethuelit.

    1:2 Dėgjoni kėtė, o pleq, dėgjoni, ju tė gjithė banorė tė vendit. A ka ndodhur vallė njė gjė e tillė nė ditėt tuaja apo nė ditėt e etėrve tuaj?

    1:3 Tregouani bijve tuaj, dhe bijtė tuaj bijve tė tyre, dhe bijtė e tyre brezit tjetėr.

    1:4 Atė qė la krimbi e hėngri karkaleci, atė qė la karkaleci e hėngri larva e karkalecit, atė qė la larva e hėngri bulkthi.

    1:5 Zgjohuni, o tė dehur, dhe qani; vajtoni ju tė gjithė, qė pini verė, pėr mushtin qė ju hoqėn nga goja.

    1:6 Sepse njė komb i fortė dhe i panumėrt ka dalė kundėr vendit tim. Dhėmbėt e tij janė dhėmbė luani, dhe ka stėrdhėmbė luaneshe.

    1:7 Ka shkatėrruar hardhinė time, e ka bėrė copė-copė fikun tim, ia ka hequr lėvoren krejt dhe e ka hedhur tutje; degėt e tij kanė mbetur tė bardha.

    1:8 Vajto si njė virgjėreshė e veshur me thes pėr dhėndrrin e rinisė sė saj.

    1:9 Nga shtėpia e Zotit janė zhdukur ofertat e ushqimit dhe libacionet; priftėrinjtė, ministrat e Zotit, pikėllohen.

    1:10 Fusha ėshtė shkretuar, vendi ėshtė nė zi, sepse gruri u prish, mushti u tha dhe vaji humbi.

    1:11 Pikėllohuni, o bujq, vajtoni, o vreshtarė, pėr grurin dhe pėr elbin, sepse tė korrat e arave humbėn.

    1:12 Hardhia u tha, fiku u tha, shega, hurma, molla dhe tėrė drurėt e fushės u thanė; nuk ka gėzim midis bijve tė njerėzve.

    1:13 Ngjeshuni me thes dhe mbani zi, o priftėrinj, vajtoni, ministra tė altarit. Ejani, rrini tėrė natėn tė veshur me thasė, o ministra tė Perėndisė tim, sepse oferta e ushqimit dhe libacioni u zhduk nga shtėpia e Perėndisė tuaj.

    1:14 Shpallni agjėrim, thėrrisni njė kuvend solemn. Mblidhni pleqtė dhe tėrė banorėt e vendit nė shtėpinė e Zotit, Perėndisė tuaj, dhe i klithni Zotit.

    1:15 Mjerė ajo ditė! Sepse dita e Zotit ėshtė e afėrt; po, do tė vijė si njė shkatėrrim nga i Plotfuqishmi.

    1:16 A nuk u hoq vallė ushqimi para syve tona, dhe gėzimi dhe hareja nga shtėpia e Perėndisė tonė?

    1:17 Farėrat po thahen nėn plisa, depot janė katandisur tė shkreta, hambaret e grurit po rrėnohen, sepse gruri u tha.

    1:18 Sa vuajnė kafshėt! Kopetė e gjedhėve sillen mė kot, sepse nuk ka kullotė pėr ta; lėngojnė edhe kopetė e deleve.

    1:19 Te ty, o Zot, unė kėlthas, sepse njė zjarr ka gllabėruar tė gjitha tokat pėr kullotė dhe njė flakė ka djegur tė gjithė drurėt e fushės.

    1:20 Edhe kafshėt e fushave i ngrenė sytė drejt teje, sepse rrjedhjat e ujit janė tharė dhe zjarri ka gllabėruar tokat pėr kullotė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine