Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOHN 12

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    12:1 Jezusi, pra, gjashtė ditė pėrpara Pashkės, erdhii nė Betani, ku banonte Llazari, ai qė kishte vdekur dhe Jezusi e kishte ringjallur prej sė vdekurish.

    12:2 Dhe aty i shtruan njė darkė: Marta shėrbente dhe Llazari ishte njė nga ata qė rrinin nė tryezė me tė.

    12:3 Atėherė Maria mori njė liber vaj erėkėndshėm prej nardi tė pastėr shumė tė kushtueshėm, vajosi me tė kėmbėt e Jezusit dhe i fshiu kėmbėt e tij me flokėt e saj; dhe shtėpia u mbush me erėn e kėtij vaji.

    12:4 Atėherė njė nga dishepujt e tij, Juda Iskarioti, bir i Simonit, ai qė do ta tradhtonte, tha:

    12:5 ``Pse nuk u shit ky vaj pėr treqind denarė dhe t`u jepej fitimi tė varfėrve?``.

    12:6 Por ai e tha kėtė, jo se kujdesej pėr tė varfrit, por sepse ishte vjedhės dhe, duke qenė se ai e mbante qesen, mbante ē`shtinin atje brenda.

    12:7 Jezusi, pra, tha: ``Lėre! Ajo e ka ruajtur pėr ditėn e varrimit tim.

    12:8 Tė varfrit nė fakt, i keni gjithmonė me ju, por mua nuk mė keni gjithmonė``.

    12:9 Ndėrkaq njė turmė e madhe Judenjsh mori vesh se ai ishte atje dhe erdhi jo vetėm pėr shkak tė Jezusit, por edhe pėr tė parė Llazarin, te cilin ai e kishte ngjallur prej sė vdekurish.

    12:10 Atėherė krerėt e priftėrinjve vendosėn ta vrasin edhe Llazarin,

    12:11 sepse pėr shkak tė tij, shumė veta braktisnin Judenjtė dhe besonin nė Jezusin.

    12:12 Tė nesėrmen, njė turmė e madhe qė kishte ardhur nė festė, kur dėgjoi se Jezusi po vinte nė Jeruzalem,

    12:13 mori degė palmash dhe i doli para, duke thirrur: ``Hosana! Bekuar ai qė vjen nė emėr tė Zotit, mbreti i Izraelit!``.

    12:14 Dhe Jezusi gjeti njė kėrriē dhe hipi nė tė, siē ėshtė shkruar:

    12:15 ``Mos druaj, o bijė e Sionit; ja, mbreti yt po vjen duke kalėruar mbi njė kėrriē gomareje!``.

    12:16 Dishepujt e tij nuk i kuptuan pėr momentin kėto gjėra, po, kur Jezusi ishte pėrlėvduar, atėherė u kujtuan se kėto gjėra ishin shkruar pėr tė, dhe qė i kishin bėrė kėto gjėra pėr tė.

    12:17 Kėshtu turma, qė ishte me tė kur ai e kishte thirrur jashtė Llazarin nga varri dhe e kishte ringjallur prej sė vdekuri, jepte dėshmi pėr tė.

    12:18 Prandaj turma i doli pėrpara, sepse kishte dėgjuar se ai kishte bėrė kėtė shenjė.

    12:19 Atėherė farisenjtė thanė midis tyre: ``A e shihni se s`po bėni asgjė; ja, bota shkon pas tij``.

    12:20 Dhe midis atyre qė ishin ngjitur pėr tė adhuruar gjatė festės ishin edhe disa Grekė.

    12:21 Ata, pra, iu afruan Filipit, qė ishte nga Betsaida e Galilesė, dhe iu lutėn duke thėnė: ``Zot, duam tė shohim Jezusin``.

    12:22 Filipi shkoi e ia tha Andreas; dhe pėrsėri Andrea dhe Filipi ia thanė Jezusit.

    12:23 Por Jezusi u pėrgjigj atyre duke thėnė: ``Ora ka ardhur, nė tė cilėn Biri i njeriut duhet tė pėrlėvdohet,

    12:24 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Nėse kokrra e grurit e rėnė nė dhe nuk vdes, ajo mbetet e vetme; por, po tė vdesė, jep shumė fryt!

    12:25 Kush e do jetėn e vet do ta humbasė; dhe kush e urren jetėn e vet nė kėtė botė, do ta ruajė pėr jetėn e pėrjetshme.

    12:26 Nė qoftė se dikush mė shėrben, tė mė ndjekė; dhe ku jam unė, atje do tė jetė dhe shėrbėtori im; nė qoftė se dikush mė shėrben, Ati im do ta nderojė.

    12:27 Tani shpirti im ėshtė i tronditur dhe ēfarė tė them: O Atė, mė shpėto nga kjo orė? Por pėr kėtė unė kam ardhur nė kėtė orė.

    12:28 O Atė, pėrlėvdo emrin tėnd!`` Atėherė njė zė erdhi nga qielli: ``E kam pėrlėvduar dhe do ta pėrlėvdoj akoma!``.

    12:29 Turma, pra, qė ishte e pranishme dhe e dėgjoi zėrin, thoshte se qe njė bubullimė. Tė tjerė thoshnin: ``Njė engjėll i ka folur!``.

    12:30 Dhe Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Ky zė nuk ka ardhur pėr mua, por pėr ju.

    12:31 Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote; tani do tė hidhet jashtė princi i kėsaj bote!

    12:32 Dhe unė, kur tė jem ngritur lart nga toka, do t`i tėrheq tė gjithė tek unė``.

    12:33 Por ai i thoshte kėto pėr tė treguar nga ē`lloj vdekje duhet tė vdiste.

    12:34 Turma iu pėrgjigj: ``Ne kemi dėgjuar nga ligji se Krishti mbetet pėrjetė; tani si mund tė thuash ti se Biri i njeriut duhet tė ngrihet lart? Kush ėshtė ky Bir i njeriut?``.

    12:35 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Drita ėshtė me ju edhe pėr pak kohė; ecni gjersa keni dritė, qė tė mos ju zėrė errėsira; kush ecėn nė errėsirė nuk di se ku shkon``.

    12:36 ``Gjersa keni dritė, besoni nė dritė, qė tė bėheni bij tė dritės``. Kėto gjėra tha Jezusi; pastaj u largua dhe u fsheh prej tyre.

    12:37 Ndonėse kishte bėrė shumė shenja para tyre, ata nuk besonin nė tė,

    12:38 qė tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia qė tha: ``Zot, kush i ka besuar predikimit tonė? Dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?``.

    12:39 Prandaj ata nuk mund tė besonin, sepse Isaia gjithashtu tha:

    12:40 ``Ai i ka verbuar sytė e tyre dhe i ka ngurtėsuar zemrat e tyre, qė tė mos shohin me sy dhe tė mos kuptojnė me zemėr, tė mos kthehen dhe unė tė mos i shėroj``.

    12:41 Kėto gjėra tha Isaia, kur e pa lavdinė e tij dhe foli pėr tė.

    12:42 Megjithatė, edhe midis krerėve, shumė besuan nė tė; por, pėr shkak tė farisenjve, nuk e rrėfenin, pėr tė mos qenė tė pėrjashtuar nga sinagoga,

    12:43 sepse donin lavdinė e njerėzve mė tepėr, se lavdinė e Perėndisė.

    12:44 Pastaj Jezusi thirri dhe tha: ``Kush beson nė mua, nuk beson nė mua, por nė atė qė mė ka dėrguar.

    12:45 Dhe kush mė sheh mua, sheh atė qė mė ka dėrguar.

    12:46 Unė kam ardhur si drita pėr botėn, qė kushdo qė beson nė mua tė mos mbetet nė errėsirė.

    12:47 Dhe nėse ndokush i dėgjon fjalėt e mia dhe nuk beson, unė nuk e gjykoj; sepse unė nuk kam ardhur ta gjykoj botėn, por ta shpėtoj botėn.

    12:48 Kush mė hedh poshtė dhe nuk i pranon fjalėt e mia, ka kush e gjykon; fjala qė kam shpallur do tė jetė ajo qė do ta gjykojė nė ditėn e fundit.

    12:49 Sepse unė nuk kam folur nga vetja ime, por Ati vetė mė ka dėrguar dhe mė ka urdhėruar ē`duhet tė them e tė shpall.

    12:50 Dhe unė e di se urdhėrimi i tij ėshtė jetė e pėrjetshme; gjėrat, pra, qė them unė, i them ashtu siē m`i ka thėnė Ati``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine