Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOSHUA 22

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    22:1 Pastaj Jozueu thirri Rubenitėt, Gaditėt dhe gjysmėn e fisit tė Manasit dhe u tha atyre:

    22:2 "Ju keni zbatuar tė gjitha ato qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju kishte urdhėruar dhe i jeni bindur zėrit tim lidhur me ato qė ju kam porositur.

    22:3 Ju nuk keni braktisur vėllezėrit tuaj gjatė kėsaj kohe tė gjatė deri mė sot dhe keni zbatuar urdhrat qė Zoti, Perėndia juaj, ju ka porositur.

    22:4 Dhe tani qė Zoti, Perėndia juaj, i ka lėnė tė pushojnė vėllezėrit tuaj, ashtu siē u kishte premtuar, kthehuni dhe shkoni nė ēadrat tuaja nė vendin qė ju pėrket, dhe qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka caktuar matanė Jordanit.

    22:5 Vetėm kini kujdes tė zbatoni urdhėrimet dhe ligjin qė Moisiu, shėrbėtori i Zotit, ju ka dhėnė, duke e dashur Zotin, Perėndinė tuaj, duke ecur nė tė gjitha rrugėt e tij, duke zbatuar tė gjitha urdhėrimet e tij, duke qendruar sa mė afėr tij dhe duke i shėrbyer me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt".

    22:6 Pastaj Jozueu i bekoi dhe u dha urdhėr tė largohen, dhe ata u kthyen nė ēadrat e tyre.

    22:7 Moisiu i kishte dhėnė gjysmės sė fisit tė Manasit njė trashėgimi nė Bashan, kurse Jozueu i dha gjysmės tjetėr njė trashėgimi midis vėllezėrve tė tyre, nga kjo anė e Jordanit, nė perėndim. Kėshtu, kur Jozueu i ktheu nė ēadrat e tyre, i bekoi,

    22:8 dhe u foli atyre, duke thėnė: "Ju po ktheheni nė ēadrat tuaja me pasuri tė mėdha, me njė numėr tė madh bagėtish, me argjend, me flori, me bronz, me hekur e njė numėr tė madh rrobash; ndani me vėllezėrit plaēkėn e armiqve tuaj".

    22:9 Kėshtu bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u kthyen, duke i lėnė bijtė e Izraelit nė Shilon, nė vendin e Kanaanit, pėr tė shkuar nė vendin e Galaadit, pronė e tyre dhe qė e kishin marrė simbas urdhrit tė dhėnė nga Zoti me anė tė Moisiut.

    22:10 Pasi arritėn nė brigjet e Jordanit qė ndodhet nė vendin e Kanaanit, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit ndėrtuan njė altar, pranė Jordanit, njė altar me pamje tė madhėrishme.

    22:11 Bijtė e Izraelit dėgjuan se thuhej: "Ja, bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit kanė ndėrtuar njė altar nė kufijtė e vendit tė Kanaanit, nė brigjet e Jordanit, nė anėn e pushtuar nga bijtė e Izraelit".

    22:12 Kur bijtė e Izraelit e mėsuan kėtė gjė, tėrė asambleja e bijve tė Izraelit u mblodh nė Shilon pėr tė bėrė luftė kundėr tyre.

    22:13 Atėherė bijtė e Izraelit u dėrguan bijve tė Rubenit, bijve tė Gadit dhe gjysmės sė fisit tė Manasit, nė vendin e Galaadit, Finehasin, birin e priftit Eleazar,

    22:14 dhe bashkė me tė dhjetė princa, njė princ pėr ēdo shtėpi atėrore tė fiseve tė ndryshme tė Izraelit; secili prej tyre ishte kreu i njė shtėpie atėrore midis ndarjeve tė Izraelit.

    22:15 Ata shkuan te bijtė e Rubenit, te bijtė e Gadit dhe te gjysma e fisit tė Manasit nė vendin e Galaadit dhe folėn me ta, duke thėnė:

    22:16 "Kėshtu thotė tėrė asambleja e Zotit: "Ē`ėshtė kjo shkelje qė keni kryer kundėr Perėndisė sė Izraelit, duke mos e ndjekur mė sot Zotin, duke ndėrtuar njė altar pėr tė ngritur krye sot kundėr Zotit?

    22:17 Mos qe vallė gjė e vogėl paudhėsia e Peorit, nga e cila nuk jemi larė ende deri mė sot dhe qė solli njė fatkeqėsi mbi asamblenė e Zotit,

    22:18 qė ju shtyn sot tė mos e ndiqni Zotin? Sepse, po tė jetė se sot ngreni krye kundėr Zotit, nesėr ai do tė zemėrohet kundėr tėrė asamblesė sė Izraelit.

    22:19 Nė qoftė se e konsideroni tė papastėr vendin qė zotėroni, mund tė kaloni nė vendin qė ėshtė pronė e Zotit, ku ndodhet tabernakulli i Zotit, dhe tė banoni midis nesh; por mos ngrini krye kundėr Zotit dhe kundėr nesh, duke ndėrtuar njė altar pėrveē atij tė Zotit, Perėndisė tonė.

    22:20 Kur Akani, bir i Zerahut, kreu njė shkelje nė gjėrat e caktuara tė shfarosen, a nuk tėrhoqi vallė zemėrimin e Zotit mbi gjithė asamblenė e Izraelit? Dhe ai njeri nuk qe i vetmi qė gjeti vdekjen nė paudhėsinė e tij"".

    22:21 Atėherė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe gjysma e fisit tė Manasit u pėrgjegjėn dhe u thanė krerėve tė ndarjeve tė Izraelit:

    22:22 "Zoti Perėndia i perėndive, Zoti Perėndia i perėndive! Ai e di, bile edhe Izraeli do ta mėsojė. Nė qoftė se e bėmė pėr rebelim ose pėr mosbesnikėri ndaj Zotit, mos na kurseni nė kėtė ditė.

    22:23 Nė rast se kemi ndėrtuar njė altar pėr tė mos e ndjekur mė Zotin ose pėr tė ofruar mbi tė olokaustet apo blatime ushqimore, ose pėr tė bėrė mbi tė flijime falėnderimi, le tė na kėrkojė llogari vetė Zoti!

    22:24 Por nė tė vėrtetė ne e bėmė kėtė me frikė, pėr njė arėsye, duke menduar qė nė tė ardhmen pasardhėsit tuaj mund t`u thonin pasardhėsve tanė: "Ēfarė ju lidh me Zotin, Perėndinė e Izraelit?

    22:25 Zoti e ka vėnė Jordanin si kufi midis jush dhe nesh, o bij tė Rubenit, o bij tė Gadit; ju nuk keni asnjė pjesė te Zoti". Kėshtu pasardhėsit tuaj mund t`i largojnė pasardhėsit tanė nga frika e Zotit.

    22:26 Prandaj thamė: "Le tė ndėrtojmė njė altar, jo pėr olokauste as pėr flijime,

    22:27 por qė tė shėrbejė si dėshmi midis jush dhe nesh dhe midis pasardhėsve tanė pas nesh, nė mėnyrė qė tė mund tė kryejmė shėrbimin e Zotit pėrpara tij, me olokaustet tona, flijimet tona dhe ofertat tona tė falėnderimit, me qėllim qė pasardhėsit tuaj tė mos u thonė njė ditė pasardhėsve tanė: Ju nuk keni asnjė pjesė tek Zoti".

    22:28 Prandaj thamė: Nė rast se ndodh qė njė ditė tė na thonė kėtė neve ose pasardhėsve tanė, atėherė do tė pėrgjigjemi: Shikoni formėn e altarit tė Zotit qė ndėrtuan etėrit tanė, jo pėr olokauste as pėr flijime, por qė tė shėrbejė si dėshmitar midis nesh dhe jush.

    22:29 Nuk na ka shkuar mendja tė ngremė krye kundėr Zotit dhe as tė heqim dorė nga bindja ndaj Zotit, duke ndėrtuar njė altar pėr olokaustet, pėr blatimet e ushqimit ose pėr flijimet, pėrveē altarit tė Zotit, Perėndisė tonė, qė ndodhet pėrpara tabernakullit tė tij!".

    22:30 Kur prifti Finehas dhe princat e asamblesė, krerėt e ndarjeve tė Izraelit qė ishin me tė, dėgjuan fjalėt qė thanė bijtė e Rubenit, bijtė e Gadit dhe bijtė e Manasit, mbetėn tė kėnaqur.

    22:31 Atėherė Finehasi, bir i priftit Eleazar, u tha bijve tė Rubenit, tė Gadit dhe tė Manasit: "Sot pranojmė qė Zoti ėshtė midis nesh, sepse ju nuk keni kryer kėtė shkelje ndaj Zotit; kėshtu i keni shpėtuar bijtė e Izraelit nga dora e Zotit".

    22:32 Pastaj Finehasi, bir i priftit Eleazar dhe princat i lanė bjtė e Rubenit dhe tė Gadit, dhe vendin e Galaadit, dhe u kthyen nė vendin e Kanaanit pranė bijve tė Izraelit, tė cilėve u treguan ngjarjen.

    22:33 Kjo gjė u pėlqeu bijve tė Izraelit, dhe bijtė e Izraelit bekuan Perėndinė, dhe nuk folėn mė tė shkojnė pėr tė luftuar kundėr bijve tė Rubenit dhe tė Gadit dhe tė shkatėrronin vendin nė tė cilin ata banonin.

    22:34 Dhe bijtė e Rubenit dhe tė Gadit e quajtėn "Dėshmitar" kėtė altar, sepse thanė: "Ai ėshtė dėshmitar midis nesh qė Zoti ėshtė Perėndia".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine