Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - LUKE 7

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    7:1 Si e pėrfundoi gjithė kėtė ligjėratė drejtuar popullit qė e dėgjoi, hyri nė Kapernaum.

    7:2 Tani njė centurion kishte njė shėrbėtor qė e donte shumė; e kishte tė sėmurė keq pėr vdekje.

    7:3 Dhe centurioni, kur dėgjoi pėr Jezusin, i dėrgoi disa pleq Judenj qė ta lusnin tė vinte e tė shėronte shėrbėtorin e tij.

    7:4 Si arritėn te Jezusi, ata e lutėn me ngulm duke i thėnė: ``Ai e meriton qė ti ta pranosh kėtė gjė,

    7:5 sepse ai e do popullin tonė dhe ai na e ndėrtoi sinagogėn``.

    7:6 Atėherė Jezusi shkoi me ta. E kur ishte jo shumė larg shtėpisė, centurioni dėrgoi disa miq tė tij pėr t`i thėnė: ``Zot, mos u shqetėso, sepse unė nuk jam i denjė qė ti tė hysh nėn pullazin tim.

    7:7 Pėr kėtė shkak nuk e ēmova veten tė denjė tė vij tek ti; por ti fol njė fjalė dhe shėrbėtori im do tė shėrohet.

    7:8 Sepse edhe unė jam njė njeri nėn autoritetin e tjetėrkujt dhe kam nėn urdhėr ushtarė; dhe i them njerit: "Shko", dhe ai shkon; dhe njė tjetri: "Eja", dhe ai vjen; dhe shėrbėtorit tim: "Bėjė kėtė", dhe ai e bėn``.

    7:9 Kur i dėgjoi kėto fjalė, Jezusi u mrekullua prej tij, dhe, duke iu drejtuar turmės qė i vinte pas, tha: ``Unė po ju them se as nė Izrael nuk kam gjetur njė besim kaq tė madh``.

    7:10 Dhe, kur tė dėrguarit u kthyen nė shtėpi, shėrbėtorin, qė kishte qenė i sėmurė, e gjetėn tė shėruar.

    7:11 Dhe tė nesėrmen ai shkoi nė njė qytet qė quhej Nain; dhe bashkė me tė shkonin shumė nga dishepujt e vet dhe njė turmė e madhe.

    7:12 Dhe, kur iu afrua portės sė qytetit, ja qė po ēonin pėr ta varrosur njė tė vdekur, djalin e vetėm tė nėnės sė tij, qė ishte e ve; dhe njė turmė e madhe nga qyteti ishte me tė.

    7:13 Posa e pa, Zoti pati dhemshuri pėr tė dhe i tha: ``Mos qaj!``

    7:14 U afrua, preku arkivolin, dhe ata qė e bartnin u ndalėn; atėherė ai tha: ``Djalosh, unė tė them, ēohu!``.

    7:15 Dhe i vdekuri u ēua ndenjur dhe filloi tė flasė. Dhe Jezusi ia dha sė ėmės.

    7:16 Atėherė tė gjithė u mrekulluan dhe lėvdonin Perėndinė duke thėnė: ``Midis nesh doli njė profet i madh`` dhe: ``Perėndia e vizitoi popullin e vet``.

    7:17 Dhe kjo e thėnė pėr tė u pėrhap nėpėr gjithė Judenė dhe anembanė krahinės pėrreth.

    7:18 Gjoni u informua prej dishepujve tė vet pėr tė gjitha kėto gjėra.

    7:19 Dhe Gjoni thirri pranė tij dy nga dishepujt e vet, i dėrgoi te Jezusi pėr t`i thėnė: ``A je ti ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?``.

    7:20 Kėta njerėz, pra, shkuan te ai dhe i thanė: ``Gjon Pagėzori na dėrgoi te ti pėr tė tė thėnė: "A je ti ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?"``.

    7:21 Dhe nė atė orė Jezusi shėroi shumė veta nga sėmundjet, nga fatkeqėsitė dhe nga frymėrat e lig, dhe shumė tė verbėrve ua dhuroi tė parit.

    7:22 Dhe Jezusi duke u pėrgjegjur u tha atyre: ``Shkoni dhe i thoni Gjonit ē`keni parė e dėgjuar: tė verbėrit fitojnė pėrsėri tė parit, tė ēalėt ecin, lebrozėt po pastrohen, tė shurdhėrit po dėgjojnė, tė vdekurit po ringjallen, dhe ungjilli u shpallet tė varfėrve.

    7:23 I lumi ai qė nuk do tė skandalizohet prej meje!``.

    7:24 Kur lajmėtarėt e Gjonit u larguan, ai filloi t`u thotė turmave pėr Gjonin: ``Ē`dolėt tė shihni nė shkreti? Njė kallam qė e tund era?

    7:25 Po, ē`dolėt tė shihni? Njė njeri tė veshur me rroba tė buta? Ja, ata qė veshin rroba tė shkėlqyera dhe jetojnė nė bollėk banojnė nė pallatet e mbretėrve.

    7:26 Por, ē`dolėt tė shihni? Njė profet? Po, unė po ju them: akoma mė shumė se njė profet.

    7:27 Ai ėshtė ai pėr tė cilin u shkrua: "Ja, unė po dėrgoj pėrpara fytyrės tėnde lajmėtarin tim, qė do ta pėrgatitė rrugėn sate para teje".

    7:28 Sepse unė po ju them qė nga tė lindurit prej gruaje nuk ka asnjė profet mė tė madh se Gjon Pagėzori; por mė i vogli nė mbretėrinė e Perėndisė ėshtė mė i madh se ai``.

    7:29 Dhe gjithė populli qė e dėgjoi dhe tagrambledhėsit e pranuan drejtėsinė e Perėndisė dhe u pagėzuan me pagėzimin e Gjonit.

    7:30 Por farisenjtė dhe mėsuesit e ligjit e refuzuan planin e Perėndisė pėr ta dhe nuk u pagėzuan.

    7:31 Atėherė Zoti tha: ``Me ēfarė t`i krahasoj, pra, njerėzit e kėtij brezi? Dhe kujt i ngjajnė?

    7:32 U ngjajnė fėmijėve qė ulen ndėr sheshe dhe i bėrtasin njėri-tjetrit duke thėnė: "Ne i kemi rėnė fyellit pėr ju dhe ju nuk keni kėrcyer; ne kemi kėnduar vajtime pėr ju dhe ju nuk keni qarė".

    7:33 Erdhi, pra, Gjon Pagėzori, qė nuk ha bukė dhe as pi verė dhe ju thoni: "Ai ka njė demon".

    7:34 Erdhi Biri i njeriut qė ha dhe pi, dhe ju thoni: "Ja grykėsi dhe pijaneci, miku i tagrambledhėsve dhe i mėkatarėve".

    7:35 Por urtisė i japin tė drejtė gjithė bijtė e saj``.

    7:36 Njė nga farisenjtė e ftoi atė tė hajė bashkė me tė; dhe ai hyri nė shtėpinė e fariseut dhe u ul nė tryezė.

    7:37 Dhe ja, njė grua nga ai qytet, qė ishte njė mėkatare, kur mori vesh se ai ishte nė tryezėn e shtėpisė sė njė fariseu, solli njė enė alabastri plot me vaj erėkėndshėm.

    7:38 Dhe, duke qėndruar prapa te kėmbėt e tij dhe duke qarė, filloi t`ia lajė me lot kėmbėt dhe t`ia fshijė me flokėt e kokės sė saj; dhe t`ia puthte e t`ia vajoste me vaj erėkėndshėm.

    7:39 Kur e pa kėtė gjė, fariseu qė e kishte ftuar, tha me vete: ``Nėse ky do tė ishte njė profet, do ta dinte ēfarė lloj njeriu ėshtė gruaja qė po e prek, sepse ajo ėshtė njė mėkatare.

    7:40 Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, i tha: ``Simon, kam diēka pėr tė tė thėnė``. Dhe ai tha: ``Fol, Mėsues``.

    7:41 Dhe Jezusi i tha: ``Njė huadhėnės kishte dy huamarrės; njėri i kishte borxh pesėqind denarė dhe tjetri pesėdhjetė.

    7:42 Meqė ata nuk kishin tė paguanin, ai ua fali borxhin tė dyve. Sipas teje, cili nga ata do ta dojė mė shumė?``.

    7:43 Dhe Simoni, duke u pėrgjigjur, tha: ``Ma do mendja, ai, tė cilit i fali mė shumė``. Dhe Jezusi i tha: ``Gjykove drejt``.

    7:44 Pastaj, si u suall nga gruaja, i tha Simonit: ``A e sheh kėtė grua? Unė hyra nė shtėpinė tėnde dhe ti nuk mė dhe ujė pėr tė larė kėmbėt; ajo, pėrkundrazi, m`i lau kėmbėt me lot dhe m`i fshiu me flokėt e kresė.

    7:45 Ti nuk mė dhe as edhe njė puthje; por ajo, qysh se hyra, nuk pushoi sė puthuri kėmbėt e mia.

    7:46 Ti nuk ma vajose kokėn me vaj; kurse ajo m`i vajosi kėmbėt me vaj erėkėndshėm.

    7:47 Prandaj unė po tė them se mėkatet e saj tė shumta i janė falur, sepse ka dashur shumė; por kujt i falen pak, do pak``.

    7:48 Pastaj i tha asaj: ``Mėkatet e tua tė janė falur``.

    7:49 Atėherė ata qė ishin nė tryezė bashkė me tė filluan tė thonin me vete: ``Po kush qenka ky qė po falka edhe mėkatet?``.

    7:50 Por Jezusi i tha asaj gruaje: ``Besimi yt tė shpėtoi; shko nė paqe!``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine