Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - MARK 4

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    4:1 Pastaj nisi pėrsėri tė mėsojė nė breg tė detit; dhe rreth tij u mblodh njė turmė aq e madhe, sa qė ai hyri nė barkė dhe rrinte ulur nė det, ndėrsa gjithė turma ishte nė tokė pranė detit.

    4:2 Dhe ai u mėsonte atyre shumė gjėra nė shėmbėlltyra, dhe u thoshte atyre nė mėsimin e tij:

    4:3 ``Dėgjoni! Ja, doli mbjellėsi tė mbjellė.

    4:4 Dhe ndodhi qė kur hidhte farėn, njė pjesė e farės ra gjatė rrugės dhe zogjtė e qiellit erdhėn dhe e hėngrėn.

    4:5 Njė pjesė tjetėr ra nė gurishte, ku nuk kishte shumė dhe dhe mbiu menjėherė, sepse s`kishte njė tokė tė thellė.

    4:6 Por, kur doli dielli, u dogj; dhe me qė nuk kishte rrėnjė, u tha.

    4:7 Njė pjesė tjetėr ra midis ferrave; ferrat u rritėn, e mbyten dhe nuk dha fryt.

    4:8 Njė pjesė tjetėr ra nė tokė tė mirė, dhe solli frut qė rritej, dhe u zhvillua pėr tė dhėnė njėra tridhjetė, tjetra gjashtėdhjetė dhe tjetra njėqind``.

    4:9 Pastaj ai u tha atyre: ``Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``.

    4:10 Tani kur ishte vetėm, ata qė i rrinin pėrreth bashkė me tė dymbėdhjetėt e pyetėn pėr shėmbėlltyrėn.

    4:11 Dhe ai u tha atyre: ``Juve u ėshtė dhėnė tė njihni misterin e mbretėrisė sė Perėndisė; kurse atyre qė janė pėrjashta tė gjitha kėto jepen me shėmbėlltyra,

    4:12 qė: "Duke parė, tė shohin, por tė mos vėn re; edhe duke dėgjuar, tė dėgjojnė, por tė mos kuptojnė, se mos pendohen dhe mėkatet u falen"``.

    4:13 Pastaj u tha atyre: ``Nuk e kuptoni kėtė shėmbėlltyrė? Po atėhere si do t`i kuptoni tė gjitha shėmbėlltyrat e tjera?

    4:14 Mbjellėsi mbjell fjalėn.

    4:15 Ata gjatė rrugės janė ata nė tė cilėt mbillet fjala; por pasi e kanė dėgjuar atė, vjen menjėherė Satanai dhe ua heq fjalėn e mbjellė nė zemrat e tyre.

    4:16 Po ashtu ata qė e marrin farėn mbi nje gurishte janė ata qė, kur e kanė dėgjuar fjalėn, e pranojnė menjėherė me gėzim;

    4:17 por nuk kanė rrėnjė nė vetvete, dhe janė tė pėrkohshėm; dhe kur vjen mundimi ose pėrndjekja pėr shkak tė fjalės, skandalizohen menjėherė.

    4:18 Ata pėrkundrazi tė cilėt e marrin farėn midis ferrave, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn,

    4:19 por shqetėsimet e kėsaj bote, mashtrimet e pasurisė dhe lakmitė pėr gjėra tė tjera qė hynė, e mbyten fjalėn dhe ajo bėhet e pafrytshme.

    4:20 Kurse ata qė e morėn farėn nė tokė tė mirė, janė ata qė e dėgjojnė fjalėn, e pranojnė dhe japin fryt: njė tridhjetė, tjetri gjashtėdhjetė dhe tjetri njėqind``.

    4:21 Pastaj u tha atyre: ``A merret vallė llamba pėr ta vėnė nėn babunė ose nėn shtrat? A nuk vihet mbi dritėmbajtėsen?

    4:22 Sepse nuk ka asgjė tė fshehtė qė tė mos zbulohet, as kurrgjė sekrete qė tė mos dalin nė dritė.

    4:23 Kush ka veshė pėr tė dėgjuar, le tė dėgjojė!``

    4:24 Dhe u tha atyre: ``Vini re atė qė dėgjoni. Me atė masė qė ju matni, do t`iu matet juve; edhe juve qė dėgjoni do t`iu jepet edhe mė.

    4:25 Sepse atij qė ka, do t`i jepet, por atij qė s`ka, do t`i merret edhe ajo qė ka.

    4:26 Tha akoma: ``Mbretėria e Perėndisė ėshtė si njė njeri qė hedh farėn nė dhe.

    4:27 Dhe natėn dhe ditėn, ndėrsa ai fle dhe ēohet, fara mbin dhe rritet, pa e ditur ai se si.

    4:28 Sepse dheu prodhon vetvetiu mė parė kėrcellin, pastaj kallirin, dhe mė nė fund kallirin plot me kokrra.

    4:29 Dhe kur fryti piqet, menjėherė korrėsi i vė drapėrin, sepse erdhi koha e korrjes.

    4:30 Edhe tha: Me se ta krahasojmė mbretėrinė e Perėndisė? Ose me ēfarė shėmbėlltyre ta paraqesim?

    4:31 Ajo i ngjan farės sė sinapit, qė, kur ėshtė mbjellė nė dhe, ėshtė mė e vogla nga tė gjitha farėrat qė janė mbi dhe;

    4:32 por, pasi mbillet, rritet dhe bėhet mė e madhe se tė gjitha barishtet; dhe lėshon degė aq tė mėdha, sa zogjtė e qiellit mund tė gjejnė strehė nėn hijen e saj``.

    4:33 Dhe me shumė shėmbėlltyra tė tilla, u shpallte atyre fjalėn, ashtu si ata ishin nė gjendje ta kuptojnė.

    4:34 Dhe nuk u fliste atyre pa shėmbėlltyra, ndėrsa dishepujve tė tij, veēmas, u shpjegonte ēdo gjė.

    4:35 Tani po atė ditė, si u ngrys, u tha atyre: ``Kalojmė te bregu matanė!

    4:36 Dhe dishepujt, si e nisėn popullin, e morrėn me vete Jezusin, ashtu si ishte, nė barkė. Me tė ishin edhe disa barka tė tjera tė vogla.

    4:37 Ndėrkaq shpėrtheu njė furtunė e madhe dhe valėt pėrplaseshin mbi barkė aq shumė sa ajo po mbushej.

    4:38 Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. Ata e zgjuan dhe i thanė: ``Mėsues, a nuk merakosesh qė ne po marrim fund?``.

    4:39 Dhe ai si u zgjua, e qortoi erėn dhe i foli detit: ``Pusho dhe fashitu!``. Dhe era pushoi dhe u bė qetėsi e madhe.

    4:40 Atėherė u tha atyre: ``Pse jeni ju aq frikacakė? Vallė, si nuk keni besim?``.

    4:41 Dhe ata i zuri njė frikė e madhe dhe i thoshnin njėritjetrit: ``Vallė, kush ėshtė ky, qė po i binden edhe era edhe deti?``.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine