Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PROVERBS 23

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    23:1 Kur ulesh tė hash me njė mbret, shiko me kujdes atė qė ke pėrpara;

    23:2 dhe vėr njė thikė nė grykė, po tė jetė se ke oreks tė madh.

    23:3 Mos dėshiro gjellėt e tij tė mrekullueshme, sepse janė njė ushqim mashtrues.

    23:4 Mos u lodh pėr t`u pasuruar, hiq dorė nga qėllimi yt.

    23:5 A do t`i fiksosh sytė e tu mbi atė qė po zhduket? Sepse pasuria me siguri do tė vėrė fletė si njė shqiponjė qė fluturon drejt qiellit.

    23:6 Mos ha bukėn e atij qė ka syrin e keq dhe mos dėshiro ushqimet e tij tė shijshme;

    23:7 sepse, ashtu si mendon nė zemėr tė tij, ashtu ėshtė ai; "Ha dhe pi"!, do tė thotė, por zemra e tij nuk ėshtė me ty.

    23:8 Do tė vjellėsh kafshatėn qė ke ngrėnė dhe do tė harxhosh kot fjalėt e tua tė ėmbla.

    23:9 Mos i drejto fjalėn budallait, sepse ai do tė pėrēmojė menēurinė e ligjėratės sate.

    23:10 Mos e luaj kufirin e vjetėr dhe mos hyr nė arat e jetimėve,

    23:11 sepse Hakmarrėsi i tyre ėshtė i fuqishėm; ai do tė mbrojė ēėshtjen e tyre kundėr teje.

    23:12 Kushtoja zemrėn tėnde mėsimeve dhe veshėt e tu fjalėve tė diturisė.

    23:13 Mos ia kurse korrigjimin fėmijės; edhe sikur ta rrahėsh me thupėr, ai nuk do tė vdesė;

    23:14 do ta rrahėsh me thupėr, por do tė shpėtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

    23:15 Biri im, nė se zemra jote ėshtė e urtė, edhe zemra ime do tė ngazėllojė;

    23:16 zemra ime do tė ngazėllojė, kur buzėt e tua do tė thonė gjėra tė drejta.

    23:17 Zemra jote mos i pastė zili mėkatarėt, por vazhdoftė gjithnjė nė frikėn e Zotit;

    23:18 sepse ka njė tė ardhme, dhe shpresa jote nuk do tė shkatėrrohet.

    23:19 Dėgjo, biri im, ji i urtė, dhe drejtoje zemrėn nė rrugėn e drejtė.

    23:20 Mos rri me ata qė pijnė verė as me grykėsit dhe mishngrėnėsit;

    23:21 sepse pijaneci dhe grykėsi do tė varfėrohen dhe gjumashi do tė vishet me lecka.

    23:22 Dėgjo atin tėnd qė tė ka pjellė dhe mos e pėrēmo nėnėn tėnde kur tė jetė plakė.

    23:23 Bli tė vėrtetėn dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

    23:24 Babai i tė drejtit do tė gėzohet shumė; kush ka lindur njė tė urtė do t`ia ndjejė gėzimin.

    23:25 Le tė gėzohet ati yt dhe nėna jote dhe le tė gėzohet ajo qė tė ka lindur.

    23:26 Biri im, mė jep zemrėn tėnde, dhe sytė e tu gjetshin gėzim nė rrugėt e mia.

    23:27 Sepse prostituta ėshtė njė gropė e thellė dhe gruaja e tjetėrkujt njė pus i ngushtė.

    23:28 Edhe ajo rri nė pritė si njė vjedhės dhe rrit midis njerėzve numrin e atyre qė janė jo besnikė.

    23:29 Pėr cilin janė "ah-ėt", pėr cilin "obobo-tė"? Pėr cilin grindjet, pėr cilin vajtimet? Pėr cilin plagėt pa shkak? Pėr cilin sytė e skuqur?

    23:30 Pėr ata qė ndalen gjatė pranė verės, pėr ata qė kėrkojnė verė tė droguar.

    23:31 Mos e shiko verėn kur kuqėlon, kur rrėzėllen nė kupė dhe shkon poshtė aq lehtė!

    23:32 Nė fund ajo kafshon si njė gjarpėr dhe shpon si njė kuēedėr.

    23:33 Sytė e tu kanė pėr tė parė gjėra tė ēuditshme dhe zemra jote do tė thotė gjėra tė ēoroditura.

    23:34 Do tė jesh si ai qė gjendet nė mes tė detit, si ai qė bie tė flerė nė majė tė direkut tė anijes.

    23:35 Do tė thuash: "Mė kanė rrahur, por nuk mė kanė bėrė keq; mė kanė goditur, por nuk e kam vėnė re. Kur tė zgjohem, do tė kthehem t`i kėrkoj pėrsėri!".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine