Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PROVERBS 25

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    25:1 Edhe kėto janė fjalė tė urta tė Salomonit, tė transkriptuara nga njerėzit e Ezekias, mbretit tė Judės.

    25:2 Éshtė lavdi e Perėndisė tė fshehėsh njė gjė, por ėshtė lavdi e mbretėrve ta hetosh atė.

    25:3 Qiejtė pėr lartėsinė e tyre, toka pėr thellėsinė e saj dhe zemra e mbretėrve janė tė panjohshėm.

    25:4 Hiq zgjyrėn nga argjendi dhe ka pėr tė dalė njė enė pėr argjendarin.

    25:5 Largo tė pabesin nga prania e mbretit dhe froni i tij do tė bėhet i qėndrueshėm nė drejtėsi.

    25:6 Mos u pėrlėvdo nė prani tė mbretit dhe mos zėr vendin e njerėzve tė mėdhenj,

    25:7 sepse ėshtė mė mirė tė thuhet: "Ngjitu kėtu lart", se sa tė tė ulin pėrpara princit, qė sytė e tu kanė parė.

    25:8 Mos bėj padi me tepėr nxitim, sepse nė fund nuk do tė dish ēfarė tė bėsh, kur i afėrmi yt do tė tė ketė bėrė me turp.

    25:9 Diskutoje padinė tėnde kundėr tė afėrmit tėnd, por mos e zbulo sekretin e njė tjetri,

    25:10 me qėllim qė ai qė tė dėgjon tė mos tė tė diskreditojė dhe nami yt tė njolloset pėr gjithnjė.

    25:11 Njė fjalė e thėnė nė kohėn e duhur ėshtė si molla tė arta mbi njė enė argjendi.

    25:12 Pėr njė vesh tė bindur, njė i urtė qė qorton ėshtė si njė vath i artė, njė zbukurim prej ari tė kulluar.

    25:13 Njė lajmėtar besnik ėshtė, pėr ata qė e dėrgojnė, si freskia e borės nė kohėn e korrjes, sepse ai e freskon shpirtin e zotit tė tij.

    25:14 Ai qė mburret duke gėnjyer se ka bėrė njė dhuratė ėshtė si retė dhe era pa shi.

    25:15 Me durimin i mbushet mendja njė princi dhe gjuha e ėmbėl thyen kockat.

    25:16 Nė rast se gjen mjaltė, ha aq sa tė mjafton, me qėllim qė tė mos dendesh dhe pastaj tė vjellėsh.

    25:17 Shko rrallė nė shtėpinė e tė afėrmit tėnd, qė ai tė mos mėrzitet me ty sa tė tė urrejė.

    25:18 Njeriu qė deponon gėnjeshtra kundėr tė afėrmit tė tij ėshtė si njė topuz, njė shpatė dhe njė shigjetė e mprehtė.

    25:19 Besimi te njė njeri i pabesė ditėn e fatkeqėsisė ėshtė si njė dhėmb i thyer dhe njė kėmbė e ndrydhur.

    25:20 Kush i kėndon kėngė njė zemre tė pikėlluar ėshtė si ai qė heq rrobat e tij nė njė ditė tė ftohtė dhe si uthulla mbi sodėn.

    25:21 Nė qoftė se armiku yt ka uri, jepi bukė pėr tė ngrėnė, dhe nė se ka etje, jepi ujė pėr tė pirė,

    25:22 sepse kėshtu do tė grumbullosh thėngjij mbi kokėn e tij, dhe Zoti do tė tė shpėrblejė.

    25:23 Era e veriut sjell shiun, dhe gjuha qė shpif tinėz e bėn fytyrėn tė indinjuar.

    25:24 Éshtė mė mirė tė banosh nė cep tė njė ēatie se sa nė njė shtėpi bashkė me njė grua grindavece.

    25:25 Njė lajm i mirė nga njė vend i largėt ėshtė si ujė i freskėt pėr njė njeri tė lodhur dhe tė etur.

    25:26 I drejti qė dridhet pėrpara tė pabesit ėshtė si njė burim i turbullt dhe njė pus i ndotur.

    25:27 Tė hash shumė mjaltė nuk ėshtė mirė, dhe tė kėrkosh lavdinė tėnde nuk ėshtė lavdi.

    25:28 Njeriu qė nuk di tė frenojė zemėrimin e tij ėshtė si njė qytet i shkrehur pa mure.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine