Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 22

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    22:1 Perėndia im, Perėndia im, pse mė ke braktisur? Pse mė rri kaq larg dhe nuk vjen tė mė ēlirosh, duke dėgjuar fjalėt e ofshamės sime?

    22:2 O Perėndia im, unė bėrtas ditėn, por ti nuk pėrgjigjesh, edhe natėn unė nuk rri nė heshtje.

    22:3 Megjithatė ti je i Shenjti, qė banon nė lėvdimet e Izraelit.

    22:4 Etėrit tonė kanė pasur besim te ti; kanė pasur besim te ti dhe ti i ke ēliruar.

    22:5 Tė klithėn ty dhe u ēliruan; patėn besim te ti dhe nuk u zhgėnjyen.

    22:6 Por unė jam njė krimb dhe jo njė njeri; turpi i njerėzve dhe pėrēmimi i popullit.

    22:7 Tėrė ata qė mė shohin mė pėrqeshin, zgjatin buzėn dhe tundin kokėn,

    22:8 duke thėnė: "Ai i ka besuar Zotiit; le ta ēlirojė, pra, ta ndihmojė, mbasi e do".

    22:9 Me siguri ti je ai qė mė nxori nga barku i nėnes; bėre qė tė kem besim te ti qysh nga koha kur pushoja mbi sisėt e nėnes sime.

    22:10 Unė u braktisa te ti qysh nga lindja ime; ti je Perėndia im qysh nga barku i nėnes sime.

    22:11 Mos u largo nga unė, sepse ankthi ėshtė i afėrt, dhe nuk ka asnjė qė tė mė ndihmojė.

    22:12 Dema tė mėdhenj mė kanė rrethuar, dema tė fuqishėm tė Bashanit mė rrinė pėrqark;

    22:13 ata hapin gojėn e tyre kundėr meje, si njė luan grabitqar qė vrumbullit.

    22:14 Mė derdhin si ujė dhe tėrė kockat e mia janė tė ndrydhura; zemra ime ėshtė si dylli qė shkrihet nė mes tė zorrėve tė mia.

    22:15 Forca ime ėshtė tharė si njė enė balte dhe gjuha ime ėshtė ngjitur te qiellza; ti mė ke vėnė nė pluhurin e vdekjes.

    22:16 Sepse qentė mė kanė rrethuar, njė grup keqbėrėsish mė rri rrotull; mė kanė shpuar duart dhe kėmbėt.

    22:17 Unė mund t`i numėroj gjithė kockat e mia; ato mė shikojnė dhe mė kėqyrin.

    22:18 Ndajnė midis tyre rrobat e mia dhe hedhin nė short tunikėn time.

    22:19 Por ti, o Zot, mos u largo; ti qė je forca ime, nxito tė mė ndihmosh.

    22:20 Ēliroje jetėn time nga shpata, jetėn time tė vetme nga kėmba e qenit.

    22:21 Shpėtomė nga gryka e luanit dhe nga brirėt e buajve. Ti m`u pėrgjigje.

    22:22 Unė do t`u njoftoj emrin tėnd vėllezėrve tė mi, do tė tė lėvdoj nė mes tė kuvendit.

    22:23 Ju qė keni frikė nga Zoti, lėvdojeni; dhe ju tė gjithė, pasardhės tė Jakobit, pėrlėvdojeni; dhe ju tė gjithė, o fis i Izraelit, kini frikė nga ai.

    22:24 Sepse ai nuk ka pėrēmuar as nuk ka hedhur poshtė vuajtjen e tė pikėlluarit, dhe nuk i ka fshehur fytyrėn e tij; por kur i ka klithur atij, ai e ka kėnaqur.

    22:25 Shkaku i lėvdimit tim nė kuvendin e madh je ti; unė do t`i plotėsoj zotimet e mia nė prani tė tė gjithė atyre qė kanė frikė nga ti.

    22:26 Nevojtarėt do tė hanė dhe do tė ngopen; ata qė kėrkojnė Zotin do ta lėvdojnė; zemra juaj do tė jetojė pėrjetė.

    22:27 Tė gjitha skajet e tokės do ta mbajnė mend Zotin dhe do tė kthehen tek ai; dhe tė gjitha familjet e kombeve do tė adhurojnė pėrpara teje.

    22:28 Sepse Zotit i pėrket mbretėria dhe ai sundon mbi kombet.

    22:29 Gjithė tė pasurit e dheut do tė hanė dhe do tė tė adhurojnė; tė gjithė ata qė zbresin nė pluhur dhe qė nuk arrijnė tė mbahen gjallė do tė pėrkulen para teje.

    22:30 Pasardhėsit do t`i shėrbejnė; do t`i flitet pėr Zotin brezit tė ardhshėm.

    22:31 Ata do tė vijnė dhe do t`i shpallin drejtėsinė e tij njė populli qė nuk ka lindur akoma, dhe qė ai vetė e ka krijuar.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine