Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 66

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    66:1 Lėshoni klithma gėzimi Perėndisė, ju tė gjithė banorė tė tokės;

    66:2 i kėndoni himne lavdisė sė emrit tė tij; bėjeni zulmėmadh lėvdimin e tij.

    66:3 I thoni Perėndisė: "Sa tė tmerrshme janė veprat e tua! Pėr shkak tė madhėshtisė sė fuqisė sate armiqtė e tu do tė tė nėnshtrohen ty.

    66:4 Tėrė toka do tė tė adhurojė dhe do tė kėndojė pėr ty, do tė kėndojė lėvdimet e emrit tėnd. (Sela)

    66:5 Ejani dhe admironi atė qė Perėndia ka bėrė; ai ėshtė i tmerrshėm nė veprat tij pėr bijtė e njerėzve.

    66:6 Ai e ndryshoi detin nė tokė tė thatė; populli i tij e kaloi lumin me kėmbė tė thata; le tė gėzohemi, pra, bashkė me tė.

    66:7 Me fuqinė e tij ai mbretėron nė pėrjetėsi; sytė e tij kėqyrin kombet. Mos lejoni qė rebelėt tė ngrenė krye. (Sela)

    66:8 Ju o popuj, bekoni Perėndinė tonė; dhe shpallni me zė tė lartė lėvdimin e tij.

    66:9 Ai na mban gjallė dhe nuk lejon qė kėmbėt tona tė pengohen.

    66:10 Sepse ti na ke vėnė nė provė, o Perėndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

    66:11 Na ke bėrė tė biem nė rrjetė, ke vėnė njė barrė tė rėndė mbi kurrizet tona.

    66:12 Ke bėrė qė njerėzit tė ecin me kalė mbi kokėn tonė; kemi kaluar nėpėr zjarr dhe nėpėr ujė, por ti na ke nxjerrė jashtė nė njė vend tė freskėt.

    66:13 Unė do tė hyj nė shtėpinė tėnde me olokauste; do tė plotėsoj zotimet e mia,

    66:14 qė buzėt e mia kanė formuluar dhe qė goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqėsi.

    66:15 Do tė tė ofroj olokauste kafshėsh tė majme, me erėn e kėndshme tė deshve; do tė flijoj qe dhe cjep. (Sela)

    66:16 Ejani dhe dėgjoni, ju tė gjithė qė i trėmbeni Perėndisė, dhe unė do t`ju tregoj atė qė ai bėri pėr shpirtin tim.

    66:17 I thirra atij me gojėn time dhe e pėrlėvdova me gjuhėn time.

    66:18 Po tė kisha ruajtur tė keqen nė zemrėn time, Zoti nuk do tė mė kishte dėgjuar.

    66:19 Por Perėndia mė dėgjoi dhe i kushtoi kujdes zėrit tė lutjes sime.

    66:20 Qoftė i bekuar Perėndia, qė nuk e hodhi poshtė lutjen time dhe nuk mė mohoi mirėsinė e tij.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine