Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ROMANS 5

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    5:1 Tė shfajėsuar, pra, me anė tė besimit, kemi paqe me Perėndinė nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė,

    5:2 me anė tė tė cilit edhe patėm, nėpėrmjet besimit, hyrjen nė kėtė hir nė tė cilin qėndrojmė tė patundur dhe mburremi nė shpresėn e lavdisė sė Perėndisė.

    5:3 Dhe jo vetėm kaq, por mburremi edhe nė shtrėngimet, duke ditur qė shtrėngimi prodhon kėmbėnguljen,

    5:4 kėmbėngulja pėrvojėn dhe pėrvoja shpresėn.

    5:5 Por shpresa nuk turpėron, sepse dashuria e Perėndisė ėshtė derdhur nė zemrat tona me anė tė Frymės sė Shenjtė qė na ėshtė dhėnė.

    5:6 Sepse, ndėrsa ishin akoma pa forcė, Krishti vdiq nė kohėn e tij pėr tė paudhėt.

    5:7 Vėshtirė nė fakt se vdes dikush pėr njė tė drejtė; mbase ndonjė do tė guxonte tė vdiste pėr njė njeri tė mirė.

    5:8 Por Perėndia e tregon dashurinė e tij ndaj nesh nė atė qė, kur ende ishim mėkatarė, Krishti vdiq pėr ne.

    5:9 Shumė mė tepėr, pra, duke qenė tani tė shfajėsuar nė gjakun e tij, do tė shpėtojmė nga zemėrimi me anė tė tij.

    5:10 Nė fakt, ndėrsa ishim armiq, u pajtuam me Perėndinė nėpėrmjet vdekjes sė Birit tė tij, akoma mė shumė tani, qė jemi pajtuar, do tė shpėtohemi nėpėrmjet jetės sė tij.

    5:11 E jo vetėm kaq, por edhe mburremi nė Perėndinė, nėpėrmjet Zotit tonė Jezu Krisht, me anė tė tė cilit tani kemi marrė pajtimin.

    5:12 Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan;

    5:13 sepse, derisa u shpall ligji, mėkati ekzistonte nė botė; por mėkati nuk numėrohet nėse nuk ka ligj;

    5:14 por vdekja mbretėroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata qė nuk kishin mėkatuar me njė shkelje tė ngjashme nga ajo e Adamit, qė ėshtė figura e atij qė duhej tė vinte.

    5:15 Mirėpo hiri nuk ėshtė si shkelja; nėse nė fakt pėr shkak tė shkeljes sė njė njeriu tė vetėm vdiqėn shumė, shumė mė tepėr hiri i Perėndisė dhe dhurata me anė tė hirit e njė njeriu, Jezu Krishtit, i teproi pėr shumė tė tjerė.

    5:16 Sa pėr dhuntinė, nuk ndodhi si pėr atė njė qė mėkatoi, sepse gjykimi prodhoi dėnimin nga njė shkelje e vetme, por hiri prodhoi shfajėsimin nga shumė shkelje.

    5:17 Nė fakt, nė qoftė se prej shkeljes sė kėtij njėrit vetėm vdekja mbretėroi pėr shkak tė atij njėrit, akoma mė shumė ata qė marrin bollėkun e hirit dhe tė dhuratės se drejtėsisė do tė mbretėrojnė nė jetė me anė tė atij njėrit, qė ėshtė Jezu Krishtit.

    5:18 Prandaj, ashtu si pėr njė shkelje tė vetme dėnimi u shtri mbi tė gjithė njerėzit, ashtu edhe me njė akt tė vetėm drejtėsie, hiri u shtri mbi gjithė njerėzit pėr shfajėsimin e jetės.

    5:19 Nė fakt, ashtu si nga mosbindja e njė njeriu tė vetėm tė shumtėt u bėnė mėkatarė, ashtu edhe nga bindja e njė tė vetmi tė shumtėt do tė bėhen tė drejtė.

    5:20 Por ligj i ndėrhyri me qėllim qė shkelja tė teprohej; por aty ku mėkati ėshtė i tepruar, hiri ėshtė akoma mė i tepėrt,

    5:21 me qėllim qė ashtu si mėkati ka mbretėruar te vdekja, ashtu edhe hiri tė mbretėrojė me anė tė drejtėsisė nė jetėn e pėrjetshme nėpėrmjet Jezu Krishtit, Zotit tonė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine