Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - ZECHARIAH 14

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    14:1 Ja, po vjen dita e Zotit; plaēka jote e luftės do tė ndahet nė mes teje.

    14:2 Unė do t`i mbledh tė gjitha kombet pėr tė luftuar kundėr Jeruzalemit; qyteti do tė pushtohet, shtėpitė do tė plaēkiten dhe gratė do tė dhunohen. Gjysma e qytetit do tė shkojė nė robėri, por ata qė do tė mbeten nga populli nuk do tė shfarosen nga qyteti.

    14:3 Pastaj Zoti do tė dalė pėr tė luftuar kundėr atyre kombeve, ashtu si ka luftuar herė tė tjera nė ditėn e betejės.

    14:4 Atė ditė kėmbėt e tij do tė ndalen sipėr malit tė Ullinjve qė ndodhet pėrballė Jeruzalemit, nė lindje, dhe mali i Ullinjve do tė ēahet nė mes, nga lindja nė perėndim, duke krijuar kėshtu njė luginė tė madhe; gjysma e malit do tė tėrhiqet drejt veriut dhe gjysma tjetėr drejt jugut.

    14:5 Atėherė ju do tė ikni nėpėr luginėn e maleve tė mi, sepse lugina e maleve do tė shtrihet deri nė Atsal; po, do tė ikni ashtu si keni ikur pėrpara tėrmetit gjatė ditėve tė Uziahut, mbretit tė Judės; kėshtu Zoti, Perėndia im do tė vijė, dhe gjithė tė shenjtit e tij do tė jenė me ty.

    14:6 Atė ditė do tė ndodhė qė nuk do tė ketė mė dritė; yjet e ndritshėm do tė erren.

    14:7 Do tė jetė njė ditė unikale, qė njihet nga Zoti; nuk do tė jetė as ditė as natė, por aty nga mbrėmja do tė ketė dritė.

    14:8 Atė ditė do tė ndodhė qė nga Jeruzalemi do tė burojnė ujėra tė freskėta: gjysma e tyre do tė shkojė drejt detit lindor dhe gjysma drejt detit perėndimor; kėshtu do tė jetė si nė verė ashtu edhe nė dimėr.

    14:9 Zoti do tė jetė mbret mbi gjithė dheun; atė ditė do tė jetė vetėm Zoti dhe vetėm emri i tij.

    14:10 Gjithė vendi do tė shndėrrohet nė fushė, nga Geba nė Rimon, nė jug tė Jeruzalemit; dhe Jeruzalemi do tė lartohet dhe do tė banohet nė vendin e vet, nga porta e Beniaminit, nė vend tė portės sė parė, deri te porta e Qoshes, dhe nga kulla e Hananeelit deri te torkujt e mbretit.

    14:11 Njerėzit do tė banojnė dhe asgjė mė nuk do tė jetė caktuar pėr t`u shfarosur, por Jeruzalemi do tė qėndrojė i sigurt.

    14:12 Kjo do tė jetė plaga me tė cilėn Zoti do tė godasė tė gjithė popujt qė kanė luftuar kundėr Jeruzalemit: ai do tė bėjė qė mishi i tyre tė konsumohet ndėrsa ata qėndrojnė nė kėmbė, sytė e tyre do tė konsumohen nė zgavrat e tyre dhe gjuha e tyre do tė konsumohet nė gojėn e tyre.

    14:13 Atė ditė do tė ndodhė qė pėr shkak tė veprimit tė Zotit, midis tyre do tė jetė njė ēoroditje e madhe; secili prej tyre do tė zėrė dorėn e fqinjit tė vet dhe do ta ngrerė dorėn kundėr dorės sė fqinjit tė vet.

    14:14 Vetė Juda do tė luftojė kundėr Jeruzalemit, dhe pasuria e tė gjitha kombeve pėrreth do tė mblidhet tok: ar, argjend dhe rroba nė sasi tė madhe.

    14:15 Plagė e ngjashme me tjetrėn do tė jetė plaga qė do tė godasė kuajt, mushkat, devetė, gomerėt dhe tė gjitha kafshėt qė do tė ndodhen nė ato fushime.

    14:16 Dhe do tė ndodhė qė secili nga tė mbijetuarit nga tė gjitha kombet qė kanė dalė kundėr Jeruzalemit do tė dalė vit pėr vit pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, dhe pėr tė kremtuar festėn e Kasolleve.

    14:17 Dhe do tė ndodhė qė, nė qoftė se ndonjė familje e dheut nuk do tė shkojė nė Jeruzalem pėr tė adhuruar Mbretin, Zotin e ushtrive, kurrfarė shiu nuk do tė bjerė mbi to.

    14:18 Nė qoftė se familja e Egjiptit nuk do tė dalė dhe nuk do tė vijė, as mbi tė nuk do tė bjerė shi, por do tė bjerė e njėjta plagė me tė cilėn Zoti do tė godasė kombet qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.

    14:19 Ky do tė jetė ndėshkimi i Egjiptit, dhe ndėshkimi i tė gjitha kombeve qė nuk do tė dalin tė kremtojnė festėn e Kasolleve.

    14:20 Atė ditė mbi zilkat e kuajve do tė skalitet: "SHENJTÉRIM ZOTIT". Tenxheret nė shtėpinė e Zotit do tė jenė si legenėt e vegjėl pėrpara altarit.

    14:21 Po, ēdo tenxhere nė Jeruzalem dhe nė Judė do t`i shenjtėrohet Zotit tė ushtrive; tė gjithė ata qė do tė ofrojnė flijime do tė vijnė t`i marrin pėr tė gatuar mishrat. Atė ditė nė shtėpinė e Zotit nuk do tė ketė mė asnjė tregtar.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine