Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - 1CHRONICLES 27

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    27:1 Dhe tani ja, bijtė e Izraelit, sipas numrit tė tyre, tė parėve tė shtėpive atėrore, komandantėve tė mijėsheve dhe tė qindėsheve dhe tė oficerėve tė tyre nė shėrbim tė mbretit pėr tė gjitha ato qė

    27:2 Nė krye tė divizionit tė parė, gjatė muajit tė parė, ishte Jashobeami, bir i Zabdielit, dhe divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:3 Ai ishte nga bijtė e Peretsit dhe komandant i tė gjithė oficerėve tė ushtrisė gjatė muajit tė parė.

    27:4 Nė krye tė divizionit tė muajit tė dytė ishte Dodai, Ahohiti; nė divizionin e tij oficeri mė i rėndėsishėm ishte Miklothi; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:5 Komandanti i divizionit tė tretė pėr muajin e tretė ishte Benajahu, bir i priftit Jehojada; ai ishte komandant dhe divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:6 Benajahu ishte njė trim midis tė tridhjetėve dhe ishte i pari i tė tridhjetėve; nė divizionin e tij ndodhej edhe i biri i tij Amizabadi.

    27:7 Komandanti i katėrt pėr muajin e katėrt ishte Asaheli, vėllai i Joabit; pas tij vinte i biri, Zebadiahu; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:8 Komandanti i pestė pėr muajin e pestė ishte komandanti Shamhuth, Izrahiti; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:9 Komandanti i gjashtė pėr muajin e gjashtė ishte Ira, bir i Ikeshit, Tekoitit; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:10 Komandanti i shtatė pėr muajin e shtatė ishte Heletsi, Peloniti, nga bijtė e Efraimit; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:11 Komandanti i tetė pėr muajin e tetė ishte Sibekai, Hushathiti, nga Zarhitėt; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:12 Komandanti i nėntė pėr muajin e nėntė ishte Abiezeri nga Anatothi, njė Beniaminit; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:13 Komandanti i dhjetė pėr muajin e dhjetė ishte Maharai nga Netofa, nga Zerahitėt; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:14 Komandanti i njėmbėdhjetė pėr muajin e njėmbėdhjetė ishte Banajahu nga Pirathoni, njė nga bijtė e Efraimit; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:15 Komandanti i dymbėdhjetė pėr muajin e dymbėdhjetė ishte Heldai nga Netofa, prej familjes sė Othnielit; divizioni i tij pėrbėhej nga njėzet e katėr mijė burra.

    27:16 Pėrveē kėtyre, tė parėt e fiseve tė Izraelit ishin kėta qė vijojnė: i pari i Rubenitėve ishte Eliezeri, bir i Zikrit; i pari i Simeonitėve, Shefatiahu, bir i Maakahut;

    27:17 i pari i Levitėve, Hashabiahu, bir i Kemuelit; i pari i Aaronit, Tsadoku;

    27:18 i pari i Judės, Elihu, njė ndėr vėllezėrit e Davidit, i pari i Isakarit, Omri, bir i Mikaelit;

    27:19 i pari i Zabulonit, Ismajahu, bir i Obadiahut, i pari i Neftalit, Jerimothi, bir i Azrielit;

    27:20 i pari i bijve tė Efraimit, Hoshea, bir i Azariahut, i pari i gjysmės sė fisit tė Manasit, Joeli, bir i Pedajahut;

    27:21 i pari i gjysmės sė fisit tė Manasit nė Galaad, Ido, bir i Zakarias; i pari i Beniaminit, Jaasieli, bir i Abnerit;

    27:22 i pari i Danit, Azareeli, bir i Jerohamit. Kėta ishin tė parėt e fiseve tė Izraelit.

    27:23 Por Davidi nuk bėri regjistrimin e atyre qė ishin mė pak se njėzet vjeē, sepse Zoti i kishte thėnė qė do ta shumėzonte Izraelin si yjet e qiellit.

    27:24 Joabi, bir i Tserujahut, kishte filluar regjistrimin e popullsisė por nuk e kishte pėrfunduar; prandaj zėmėrimi i Zotit goditi Izraelin dhe numri i tė regjistruarve nuk u pėrfshi nė Kronikat e mbretit David.

    27:25 Azmavethi, bir i Adielit, ishte ngarkuar me thesaret e mbretit; Jonathani, bir i Uziahut, ishte ngarkuar me thesaret qė ndodheshin nė fshatrat, nė qytetet dhe nė kalatė;

    27:26 Ezri, bir i Kelubit, ishte caktuar pėr punonjėsit qė punonin tokėn;

    27:27 Shimei nga Ramahu ishte caktuar pėr vreshtat; Zabdihu i Sefamit ishte caktuar pėr prodhimin e vreshtave qė depozitohej nė kantina;

    27:28 Baal-Hanani nga Gederi ishte caktuar pėr ullishtet dhe pėr fiqtė e egjiptit qė ndodheshin nė fushė; Joashi ishte caktuar pėr depozitat e vajit;

    27:29 Shitrai nga Sharoni ishte caktuar pėr kopetė qė kullotnin nė Sharon; Shafati, bir i Adlait, ishte caktuar pėr kopetė qė ndodheshin nė luginat;

    27:30 Obili, Ismaeliti, ishte caktuar pėr devetė; Jehdejahu nga Merenothi merrej me gomarėt;

    27:31 Jazizi, Hagariti, ishte caktuar me kopetė e bagėtive tė imta. Tėrė kėta ishin administratorė tė pasurive tė mbretit David.

    27:32 Jonathani, ungji i Davidit, ishte kėshilltar, njeri i zgjuar dhe shkrues; Jehieli, bir i Hakmonit, rrinte me bijtė e mbretit;

    27:33 Ahitofeli ishte kėshilltar i mbretit; Hushai, Arkiti, ishte mik i mbretit.

    27:34 Ahithofelit i zunė vendin Jehojada, bir i Benajahut, dhe Abiathari; komandant i ushtrisė sė mbretit ishte Joabi.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine