Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOB 11

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    11:1 Atėherė Zofari nga Naamathi u pėrgjigj dhe tha:

    11:2 "Njė mori e tillė fjalėsh a do tė mbetet pa pėrgjigje? A duhet tė ketė tė drejtė njė njeri fjalėshumė?

    11:3 Llafet e tua a do t`ua mbyllin gojėn njerėzve? Ti do tė tallesh dhe asnjė mos tė tė bėjė me turp?

    11:4 Ti ke thėnė: "Doktrina ime ėshtė e pastėr dhe jam i pakritikueshėm para teje".

    11:5 Por po tė donte Perėndia tė fliste dhe tė hapte gojėn e tij kundėr teje,

    11:6 pėr tė treguar tė fshehtat e diturisė, sepse dituria e vėrtetė ėshtė e shumėtrajtshme, atėherė do tė mėsoje se Perėndia harron njė pjesė tė fajit tėnd.

    11:7 A mundesh ti tė hulumtosh thellėsitė e Perėndisė? A mund tė depėrtosh nė pėrsosmėrinė e tė Plotfuqishmit?

    11:8 Janė mė tė larta se qielli; ēfarė mund tė bėsh? janė mė tė thella se Sheoli: ēfarė mund tė dish?

    11:9 Madhėsia e tyre ėshtė mė e gjatė se toka dhe mė e gjerė se deti.

    11:10 Nė rast se Perėndia kalon, burgos dhe nxjerr nė gjyq, kush mund t`ia pengojė kėtė veprim?

    11:11 Sepse ai i njeh njerėzit e rremė; e sheh padrejtėsinė dhe e kqyr.

    11:12 Njeriu i pamend do tė bėhet i urtė, kur kėrriēi i gomares sė egėr tė bėhet njeri.

    11:13 Nė rast se e pėrgatit zemrėn tėnde dhe shtrin ndaj saj duart e tua,

    11:14 nė rast se largon padrejtėsinė qė ėshtė nė duart e tua dhe nuk lejon qė ēoroditja tė zėrė vend nė ēadrat e tua,

    11:15 atėherė do tė mund tė lartosh ballin tėnd pa njollė, do tė jesh i patundur dhe nuk do tė kesh frikė,

    11:16 sepse do tė harrosh hallet e tua, do t`i kujtosh si uji qė ka rrjedhur;

    11:17 jeta jote do tė jetė mė e ndritur se mesdita, edhe errėsira pėr ty do tė ishte si mėngjesi.

    11:18 Do tė jesh i sigurt sepse ka shpresė; do tė shikosh rreth e qark dhe do tė pushosh nė siguri.

    11:19 Do tė biesh tė flesh dhe nuk do tė ketė njeri qė tė tė trembė dhe shumė persona do tė kėrkojnė favorin tėnd.

    11:20 Por sytė e tė pabesėve do tė treten; ēdo shpėtim do t`u pritet, dhe shpresa e tyre do tė jetė grahma e fundit".

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine