Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - JOHN 6

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    6:1 Pas kėtyre gjėrave, Jezusi kaloi pėrtej detit tė Galilesė, domethėnė tė Tiberiadės.

    6:2 Dhe njė turmė e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat qė ai bėnte mbi tė lėnguarit.

    6:3 Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.

    6:4 Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afėr.

    6:5 Jezusi, pra, i ngriti sytė dhe, duke parė se njė turmė e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: ``Ku do tė blejmė bukė qė kėta tė mund tė hanė?``.

    6:6 Por ai e thoshte kėtė pėr ta vėnė nė provė, sepse ai e dinte ē`do tė bėnte.

    6:7 Filipi iu pėrgjigj: ``Dyqind denarė bukė nuk do tė mjaftojnė pėr ata, qė secili prej tyre mund tė ketė njė copė``.

    6:8 Andrea, i vėllai i Simon Pjetrit, njė nga dishepujt e tij, i tha:

    6:9 ``Kėtu ėshtė njė djalosh qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl; por ē`janė kėto pėr aq njerėz?``.

    6:10 Dhe Jezusi tha: ``Bėjini njerėzit tė ulen!``. Por nė atė vend kishte shumė bar. Njerėzit, pra, u ulėn dhe ishin nė numėr rreth pesė mijė.

    6:11 Pastaj Jezusi mori bukėt dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerėzve tė ulur; tė njėjtėn gjė bėnė edhe me peshqit, aq sa deshėn.

    6:12 Dhe mbasi ata u ngopėn, Jezusi u tha dishepujve tė vet: ``Mblidhni copat qė tepruan, qė tė mos shkojė dėm asgjė``.

    6:13 I mblodhėn, pra, dhe mbushėn dymbėdhjetė shporta me copa nga ato pesė bukė prej elbi qė u tepruan atyre qė kishin ngrėnė.

    6:14 Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė``.

    6:15 Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin pėr ta bėrė mbret, u tėrhoq pėrsėri mbi malin, fill i vetėm.

    6:16 Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritėn drejt detit.

    6:17 Hipėn nė barkė dhe shkuan pėrtej detit, drejt Kapernaumit; tashmė ishte errėt dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.

    6:18 Deti ishte i trazuar, sepse frynte njė erė e fortė.

    6:19 Dhe pasi kishin vozitur rreth njėzet e pesė ose tridhjetė stade, panė Jezusin qė po ecte mbi det dhe po i afrohej barkės dhe patėn frikė.

    6:20 Por ai u tha atyre: ``Jam unė, mos druani!``.

    6:21 Ata, pra, deshnin ta merrnin nė barkė, dhe menjėherė barka u bregėzua nė atė vend ku ishin drejtuar.

    6:22 Tė nesėrmen turma, qė kishte mbetur nė bregun tjetėr tė detit, pa se atje nuk kishte tjetėr pėrveē njė barke tė vogėl, nė tė cilėn kishin hipur dishepujt e Jezusit, dhe qė ai nuk kishte hipur me ta, dhe qė dishepujt e tij ishin nisur vetėm;

    6:23 ndėrkaq kishin ardhur barka tė tjera nga Tiberiada, afėr vendit ku kishin ngrėnė bukė, pasi Zoti kishte falėnderuar.

    6:24 Turma, kur pa se Jezusi nuk ishte mė atje dhe as dishepujt e tij, hipi edhe ajo nėpėr barka dhe erdhi nė Kapernaum, duke kėrkuar Jezusin.

    6:25 Kur e gjetėn pėrtej detit i thanė: ``Mėsues, kur erdhe kėtu?``

    6:26 Jezusi u pėrgjigj dhe tha: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se ju mė kėrkoni jo pse patė shenja, por sepse keni ngrėnė nga bukėt dhe keni qenė tė ngopur.

    6:27 Mos punoni pėr ushqimin qė prishet, por pėr ushqimin qė mbetet pėr jetė tė pėrjetshme, tė cilin do t`jua japė Biri i njėriut, sepse mbi tė Ati, domethėnė Perėndia, vuri vulėn e tij.``

    6:28 Atėherė e pyetėn: ``Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė kryer veprat e Perėndisė?``.

    6:29 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Kjo ėshtė vepra e Perėndisė: tė besoni nė atė qė ai ka dėrguar.``

    6:30 Atėherė ata i thanė: ``Ēfarė shenjė bėn ti, pra, qė ne ta shohim e ta besoj-mė? Ē`vepėr po kryen?

    6:31 Etėrit tanė hėngrėn manėn nė shkretėtirė, siē ėshtė shkruar: "Ai u dha tė hanė bukė nga qielli"``.

    6:32 Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se jo Moisiu jua ka dhėnė bukėt nga qielli, por Ati im ju jep bukėn e vėrtetė nga qielli.

    6:33 Sepse buka e Perėndisė ėshtė ai qė zbret nga qielli dhe i jep jetė botės``.

    6:34 Atėhere ata i thanė: ``Zot, na jep gjithmonė atė bukė``.

    6:35 Dhe Jezusi u tha atyre: ``Unė jam buka e jetės; kush vjen tek unė nuk do tė ketė mė kurrė uri dhe kush beson nė mua, nuk do tė ketė mė kurrė etje.

    6:36 Por unė jua thashė: ju mė keni parė, por nuk besoni.

    6:37 Gjithēka qė mė jep Ati do tė vijė tek unė; dhe atė qė vjen tek unė, unė nuk do ta nxjerr jashtė kurrė,

    6:38 sepse unė kam zbritur nga qielli jo pėr tė bėrė vullnetin tim, por vullnetin e atij qė mė ka dėrguar.

    6:39 Ky ėshtė vullneti i Atit qė mė ka dėrguar: qė unė tė mos humbas asgjė nga tė gjitha ato qė ai mė ka dhėnė, por t`i ringjall nė ditėn e fundit.

    6:40 Ky, pra, ėshtė vullneti i atij qė mė ka dėrguar: qė kushdo qė sheh Birin dhe beson nė tė, tė ketė jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit``.

    6:41 Judenjtė, pra, murmurisnin pėr tė, sepse kishte thėnė: ``Unė jam buka qė zbriti nga qielli``,

    6:42 dhe thoshnin: ``Vallė, a nuk ėshtė ky Jezusi, biri i Jozefit, tė cilit ia njohim babanė dhe nėnėn? Si thotė, pra, ky: "Unė zbrita nga qielli"?``.

    6:43 Atėherė Jezusi u pėrgjigj dhe u tha atyre: ``Mos murmurisni midis jush.

    6:44 Askush nuk mund tė vijė tek unė, po qe se Ati qė mė ka dėrguar nuk e tėrheq dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.

    6:45 Nė profetėt ėshtė shkruar: "Tė gjithė do tė jenė tė mėsuar nga Perėndia". Ēdo njeri, pra, qė ka dėgjuar dhe mėsuar nga Ati, vjen tek unė.

    6:46 Jo s`e ka parė ndonjė Atin, pėrveē atij qė ėshtė nga Perėndia; ky e ka parė Atin.

    6:47 Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Kush beson nė mua ka jetė tė pėrjetshme.

    6:48 Unė jam buka e jetės.

    6:49 Etėrit tuaj hėngrėn manėn nė shkretirė dhe vdiqėn.

    6:50 Kjo ėshtė buka qė zbret nga qielli, qė njė mund tė hajė e tė mos vdesė.

    6:51 Unė jam buka e gjallė qė zbriti nga qielli; nėse njė ha nga kjo bukė do tė jetojė pėrjetė; buka qė unė do tė jap ėshtė mishi im, qė unė do ta jap pėr jetėn e botės``.

    6:52 Atėherė Judenjtė filluan tė diskutojnė njeri me tjetrin duke thėnė: ``Si mundet ky tė na japė tė hamė mishin e tij?``.

    6:53 Prandaj Jezusi u tha atyre: ``Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them se, po tė mos hani mishin e Birit tė njeriut dhe tė mos pini gjakun e tij, nuk keni jetėn nė veten tuaj.

    6:54 Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetė tė pėrjetshme, dhe unė do ta ringjall atė nė ditėn e fundit.

    6:55 Sepse mishi im ėshtė me tė vėrtetė ushqim dhe gjaku im ėshtė me tė vėrtetė pije.

    6:56 Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet nė mua dhe unė nė tė.

    6:57 Sikurse Ati i gjallė mė ka dėrguar dhe unė jetoj pėr shkak tė Atit, ashtu edhe ai qė mė ha mua do tė jetojė edhe ai pėr shkakun tim.

    6:58 Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; nuk ėshtė si mana qė hėngrėn etėrit tuaj dhe vdiqėn; kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėrjetė``.

    6:59 Kėto gjėra tha Jezusi nė sinagogė, duke mėsuar nė Kapernaum.

    6:60 Kur i dėgjuan kėto, shumė nga dishepujt e tij thanė: ``Kjo e folur ėshtė e rėndė, kush mund ta kuptojė?``.

    6:61 Por Jezusi, duke e ditur nė vetvete se dishepujt e vet po murmurisnin pėr kėtė, u tha atyre: ``Kjo ju skandalizon?

    6:62 Ē`do tė ishte po ta shihnit, pra, Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte mė parė?

    6:63 Éshtė Fryma qė jep jetė; mishi nuk vlen asgjė; fjalėt qė po ju them janė frymė dhe jetė.

    6:64 Por janė disa midis jush qė nuk besojnė``; nė fakt Jezusi e dinte qė nė fillim kush ishin ata qė nuk besonin, dhe kush ishte ai qė do ta tradhtonte;

    6:65 dhe thoshte: ``Pėr kėtė arsye ju thashė se askush nuk mund tė vijė tek unė, nėse nuk i ėshtė dhėnė nga Ati im``.

    6:66 Qė nga ai moment shumė nga dishepujt e vet u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me tė.

    6:67 Atėherė Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: ``A doni edhe ju tė largoheni?``.

    6:68 Dhe Simon Pjetri iu pėrgjigj: ``Zot, te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė jete tė pėrjetshme.

    6:69 Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, Biri i Perėndisė tė gjallė``.

    6:70 Jezusi u pėrgjigj atyre: ``A nuk ju kam zgjedhur unė ju tė dymbėdhjetėt? E njė prej jush ėshtė njė djall``.

    6:71 Por ai fliste pėr Judė Iskariotin, birin e Simonit, sepse ky kishte pėr ta tradhtuar, ndonėse ishte njė nga tė dymbėdhjetėt.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine