Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - NUMBERS 34

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    34:1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

    34:2 "Urdhėro bijtė e Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur do tė hyni nė vendin e Kanaanit, ky ėshtė vendi qė ju takon si trashėgimi, vendi i Kanaanit me kėta kufij tė veēantė:

    34:3 Kufiri juaj jugor do tė fillojė nė shkretėtirėn e Tsinit, gjatė kufirit tė Edomit; kėshtu kufiri juaj do tė shtrihet nga skaji i Detit tė Kripur nė drejtim tė lindjes;

    34:4 kufiri juaj do tė shkojė pastaj nga e pėrpjeta e Akrabimit, do tė kalojė nėpėr Tsin dhe do tė shtrihet nė jug tė Kadesh-Barneas; do tė vazhdojė pastaj nė drejtim tė Hatsar-Adarit dhe do tė kalojė nėpėr Atsmoni.

    34:5 Nga Atsmoni kufiri do tė kthejė deri nė pėrroin e Egjiptit dhe do tė pėrfundojė nė det.

    34:6 Kufiri juaj nė perėndim do tė jetė Deti i Madh; ky do tė jetė kufiri juaj perėndimor.

    34:7 Ky do tė jetė kufiri juaj verior: duke u nisur nga Deti i Madh do tė caktoni kufirin tuaj deri nė malin Hor;

    34:8 nga mali Hor do tė caktoni kufirin tuaj deri nė hyrje tė Hamathit, dhe skaji i kufirit do tė jetė nė Tsedad;

    34:9 kufiri do tė vazhdojė pastaj deri nė Zifron dhe do tė mbarojė nė Hatsar-Enan; ky do tė jetė kufiri juaj verior.

    34:10 Do ta vijėzoni kufirin tuaj lindor nga Hatsar-Enani deri nė Shefam;

    34:11 kufiri do tė zbresė nga Shefami nė drejtim tė Riblahut, nė lindje tė Ainit; pastaj kufiri do tė zbresė dhe do tė shtrihet deri sa tė arrijė bregun lindor tė detit tė Kinerethit;

    34:12 pastaj kufiri do tė zbresė nė drejtim tė Jordanit, pėr tė arritur deri nė Detin e Kripur. Ky do tė jetė vendi juaj me kufijtė e tij rreth e qark".

    34:13 Kėshtu Moisiu u njoftoi kėtė urdhėr bijve tė Izraelit dhe u tha atyre: "Ky ėshtė vendi qė do tė merrni si trashėgimi duke hedhur short, dhe qė Zoti ka urdhėruar t`u jepet nėntė fiseve e gjysmė,

    34:14 sepse fisi i bijve tė Rubenit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe fisi i bijve tė Gadit, nė bazė tė shtėpive tė etėrve tė tyre, dhe gjysma e fisit tė Manasit e kanė marrė trashėgiminė e tyre.

    34:15 Kėto dy fise e gjysmė e kanė marrė trashėgiminė e tyre nė lindje tė Jordanit, mbi bregun pėrballė Jerikos, nė drejtim tė lindjes".

    34:16 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thėnė:

    34:17 "Kėta janė emrat e burrave qė do tė kryejnė ndarjen e vendit midis jush: prifti Eleazar dhe Jozueu, bir i Nunit.

    34:18 Do tė merrni edhe njė prijės nga ēdo fis, pėr tė bėrė ndarjen e vendit.

    34:19 Kėta janė emrat e burrave: Kalebi, bir i Jefunehut, nga fisi i Judės;

    34:20 Shemueli, bir i Amihudit, nga fisi i bijve tė Simeonit;

    34:21 Elidadi, bir i Kislonit, nga fisi i Beniaminit;

    34:22 prijėsi Buki, bir i Joglit, nga fisi i bijve tė Danit;

    34:23 prijėsi Haniel, bir i Efodit, pėr bijtė e Jozefit, nga fisi i bijve tė Manasit;

    34:24 prijėsi Kemuel, bir i Shiftanit, pėr fisin e bijve tė Efraimit;

    34:25 prijėsi Elitsafan, bir i Parnakut, pėr fisin e bijve tė Zabulonit;

    34:26 prijėsi Paltiel, bir i Azanit, pėr fisin e bijve tė Isakarit;

    34:27 prijėsi Ahihud, bir i Shelomit, pėr fisin e bijve tė Asherit;

    34:28 dhe prijėsi Pedahel, bir i Amihudit, pėr fisin e bijve tė Neftalit".

    34:29 Kėta janė burrat tė cilėt Zoti i urdhėroi t`u jepnin trashėgiminė bijve tė Izraelit nė vendin e Kananit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine