Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PROVERBS 30

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    30:1 Fjalėt e Agurit, birit tė Jahehut; mesazhi profetik qė ky njeri shpalli nė Ithiel, nė Ithiel dhe nė Ukal.

    30:2 Po, unė jam mė budalla se gjithė tė tjerėt dhe nuk kam mendje njeriu.

    30:3 Nuk kam mėsuar diturinė dhe nuk kam dijen e Shenjtorit.

    30:4 Kush u ngjit nė qiell dhe zbriti prej tij? Kush e ka mbledhur erėn nė duart e tij? Kush i ka mbyllur ujėrat nė rroben e tij? Kush i ka vendosur tė gjithė kufijtė e tokės? Cili ėshtė emri i tij dhe emri i tė birit, po qe se ti e di?

    30:5 Ēdo fjalė e Perėndisė ėshtė rafinuar me zjarr. Ai ėshtė njė mburojė pėr atė qė gjen strehė tek ai.

    30:6 Mos u shto asgjė fjalėve tė tij qė tė mos tė tė qortojė dhe tė dalėsh gėnjeshtar.

    30:7 Unė tė kėrkova dy gjėra; mos m`i moho para se tė vdes:

    30:8 largo nga unė falsitetin dhe gėnjeshtrėn; mos mė jep as varfėri as pasuri, mė ushqe me bukėn e nevojshme,

    30:9 me qėllim qė, pasi tė jem ngopur, tė mos tė tė mohoj dhe tė them: "Kush ėshtė Zoti?", ose, pasi tė jem bėrė i varfėr, tė mos vjedh dhe tė pėrdhos emrin e Perėndisė tim.

    30:10 Mos shpif kundėr shėrbėtorit para tė zotit, me qėllim qė ai tė mos tė tė mallkojė dhe ti tė gjendesh fajtor.

    30:11 Ka njė kategori njerėzish qė mallkojnė atin e tyre dhe nuk bekojnė nėnen e tyre.

    30:12 Ka njė kategori njerėzish qė e mbajnė veten pėr tė pastėr, por nuk janė tė larė nga papastėrtia e vet.

    30:13 Ka njė kategori njerėzish qė i ka sytė shumė kryelartė dhe qepallat krenare.

    30:14 Ka njė kategori njerėzish dhėmbėt e tė cilėve janė si shpata dhe dhėmballėt e tyre janė si thika, pėr tė gėlltitur tė varfėrit mbi faqen e dheut dhe nevojtarėt nė mes tė njerėzve.

    30:15 Shushunja ka dy bija, qė thonė: "Mė jep, mė jep!". Ka tri gjėra qė nuk ngopen kurrė, madje katėr nuk thonė kurrė: "Mjaft!".

    30:16 Sheoli, barku shterp, toka qė nuk ngopet me ujė dhe zjarri qė nuk thotė kurrė: "Mjaft!".

    30:17 Syrin qė tallet me babanė dhe nuk pranon me pėrbuzje t`i bindet nėnės, do ta nxjerrin korbat e pėrroit, do ta hanė tė vegjėlit e shqiponjės.

    30:18 Ka tri gjėra tepėr tė mrekullueshme pėr mua, madje katėr, qė unė nuk i marr vesh:

    30:19 gjurma e shqiponjės nė ajėr, gjurma e gjarpėrit mbi shkėmb, gjurma e anijes nė mes tė detit dhe gjurma e burrit me njė vajzė.

    30:20 Kjo ėshtė sjellja e gruas qė ka shkelur kurorėn: ha, fshin gojėn dhe thotė: "Nuk kam bėrė asnjė tė keqe!".

    30:21 Tri gjėra e turbullojnė tokėn, madje katėr janė gjėrat qė ajo nuk mund tė durojė:

    30:22 njė shėrbėtor kur bėhet mbret, njė budalla qė ka bukė me bollėk,

    30:23 njė grua tė urryer qė gjen burrė dhe njė shėrbėtore qė i zė vendin zonjės.

    30:24 Ka katėr kafshė tė vogla mbi tokė, por janė jashtėzakonisht tė urta:

    30:25 mizat e dheut, qė janė njė popull pa forcė, por qė e mbledhin ushqimin e tyre nė verė;

    30:26 lepujt, qė janė njė popull i dobėt, por qė e vendosin banesėn e tyre nė shkėmbinjtė;

    30:27 karkalecat, qė nuk kanė mbret, por qė shkojnė mbarė nė grupe;

    30:28 hardhuca qė mund ta zėsh me duart, por qė gjendet nė pallatet e mbretėrve.

    30:29 Tri qėnie kanė njė paraqitje tė bukur, madje katėr kanė njė ecje madhėshtore;

    30:30 luani, kafsha mė e fortė, qė nuk zmprapset para askujt,

    30:31 kali i luftės qė ecėn i ngrefosur, cjapi dhe mbreti kur ėshtė me ushtrinė e tij.

    30:32 Nė rast se ke vepruar si budalla duke lartėsuar veten tėnde ose tė ka shkuar mendja, vėre dorėn mbi gojė,

    30:33 sepse, duke rrahur qumėshtin prodhohet gjalpi, duke pėrdredhur hundėn del gjak prej saj dhe duke shtrydhur mėrinė prej saj del grindja.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine