Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 119

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    119:1 Lum ata qė kanė njė rrugė pa njollė dhe qė ecin me ligjin e Zotit.

    119:2 Lum ata qė respektojnė mėsimet e tij, qė e kėrkojnė me gjithė zemėr

    119:3 dhe nuk kryejnė tė keqen, por ecin nė rrugėt e tij.

    119:4 Ti na ke urdhėruar tė respektojmė urdhėrimet e tua me kujdes.

    119:5 Oh, rrugėt e mia qofshin tė qėndrueshme nė respektimin e statuteve tė tua.

    119:6 Atėherė nuk do tė turpėrohem, kur tė kem parasysh tė gjitha urdhėrimet e tua.

    119:7 Do tė tė kremtoj me zemėr tė drejtė ndėrsa mėsoj dekretet e tua tė drejta.

    119:8 Do tė respektoj statutet e tua, mos mė braktis plotėsisht.

    119:9 Si mundet njė i ri tė bėjė rrugėn e tij tė pastėr? Duke e ruajtur me fjalėn tėnde.

    119:10 Tė kam kėrkuar me gjithė zemėr; mos mė lėr tė devijoj nga urdhėrimet e tua.

    119:11 E kam ruajtur fjalėn tėnde nė zemrėn time, qė tė mos mėkatoj kundėr teje.

    119:12 Ti je i bekuar, o Zot, mė mėso statutet e tua.

    119:13 Me buzėt e mia kam numėruar tė gjitha dekretet e gojės sate.

    119:14 Gėzohem duke ndjekur porositė e tua, ashtu sikur tė zotėroja tėrė pasuritė.

    119:15 Do tė mendoj thellė mbi urdhėrimet e tua dhe do tė marrė nė konsideratė shtigjet e tua.

    119:16 Do tė kėnaqem me statutet e tua dhe nuk do ta harroj fjalėn tėnde.

    119:17 Bėji tė mirė shėrbėtorit tėnd, dhe unė do tė jetoj dhe do tė respektoj fjalėn tėnde.

    119:18 Hapi sytė e mi dhe unė do tė sodit mrekullitė e ligjit tėnd.

    119:19 Unė jam i huaji mbi dhe; mos m`i fshih urdhėrimet e tua.

    119:20 Shpirti im tretet nga dėshira e dekreteve tė tua nė ēdo kohė.

    119:21 Ti i qorton kryelartėt, qė janė tė mallkuar, sepse largohen nga urdhėrimet e tua.

    119:22 Hiq prej meje turpin dhe pėrbuzjen, sepse unė i kam respektuar porositė e tua.

    119:23 Edhe sikur princat tė ulen dhe tė flasin kundėr teje, shėrbėtori yt do tė mendohet thellė mbi ligjet e tua.

    119:24 Porositė e tua janė gėzimi im dhe kėshilltarėt e mi.

    119:25 Unė bie pėrmbys nė pluhur; mė ringjall sipas fjalės sate.

    119:26 Tė kam treguar rrugėt e mia, dhe ti mė je pėrgjigjur; mė mėso statutet e tua.

    119:27 Mė bėj qė tė kuptoj rrugėn e urdhėrimeve tė tua, dhe unė do tė mendohem thellė mbi mrekullitė e tua.

    119:28 Jeta ime tretet nė dhimbje; mė jep forcė sipas fjalės sate.

    119:29 Mbamė larg nga gėnjeshtra dhe, nė hirin tėnd, bėmė tė njohur ligjin tėnd.

    119:30 Kam zgjedhur rrugėn e besnikėrisė; i kam vėnė dekretet e tua para vetes.

    119:31 Jam i lidhur me porositė e tua; o Zot, mos lejo qė unė tė hutohem.

    119:32 Do tė veproj nė rrugėn e urdhėrimeve tė tua, sepse ti do tė mė zgjerosh zemrėn.

    119:33 Mė mėso, o Zot, rrugėn e statuteve tė tu dhe unė do ta ndjek deri nė fund.

    119:34 Mė jep mėnēuri dhe unė do ta ruaj ligjin tėnd; po, do ta respektoj me gjithė zemėr.

    119:35 Mė bėj tė ec nė rrugėn e urdhėrimeve tė tua, sepse nė to gjej kėnaqėsinė time.

    119:36 Pėrkule zemrėn time parimeve tė tua dhe jo lakmisė.

    119:37 Largoji sytė e mi nga gjėrat e kota dhe gjallėromė nė rrugėt e tua.

    119:38 Mbaje fjalėn tėnde shėrbėtorit tėnd, qė ka frikė nga ty.

    119:39 Largo nga unė fyerjet e rėnda, qė mė trėmbin, sepse dekretet e tua janė tė mira.

    119:40 Ja, unė dėshiroj me zjarr urdhėrimet e tua; gjallėromė nė drejtėsinė tėnde.

    119:41 Le tė mė arrijė shpirtmadhėsia jote, o Zot, dhe shpėtimi yt sipas fjalės sate.

    119:42 Kėshtu do tė mund t`i pėrgjigjem atij qė mė fyen, sepse kam besim te fjala jote.

    119:43 Mos hiq plotėsisht nga goja ime fjalėn e sė vėrtetės, sepse unė kam shpresė te dekretet e tua.

    119:44 Kėshtu do tė respektoj ligjin tėnd vazhdimisht, pėrjetė.

    119:45 Do tė ec nė liri, sepse kėrkoj urdhėrimet e tua.

    119:46 Do tė flas pėr porositė e tua para mbretėrve dhe nuk do tė turpėrohem.

    119:47 Do tė kėnaqem me urdhėrimet e tua, sepse i dua.

    119:48 Do tė ngre duart e mia drejt urdhėrimeve tė tua, sepse i dua, dhe do tė mendohem thellė mbi statutet e tua.

    119:49 Mbaje mend fjalėn qė i ke dhėnė shėrbėtorit tėnd, me tė cilėn me kė bėrė tė kem shpresa.

    119:50 Ky ėshtė pėrdėllimi im nė pikėllim, qė fjala jote mė ka dhėnė jetė.

    119:51 Kryelartėt mė mbulojnė me tallje, por unė nuk largohem nga ligji yt.

    119:52 Mbaj mend dekretet e tua tė lashta, o Zot, dhe kjo mė ngushėllon.

    119:53 Njė indinjatė e madhe mė pushton pėr shkak tė tė pabesėve qė braktisin ligjin tėnd.

    119:54 Statutet e tua kanė qenė kantikėt e mi nė shtėpinė e shtegėtimit tim.

    119:55 O Zot, unė kujtoj emrin tėnd natėn dhe respektoj ligjin tėnd.

    119:56 Kjo ndodh sepse respektoj urdhėrimet e tua.

    119:57 Ti je pjesa ime, o Zot, kam premtuar tė respektoj fjalėt e tua.

    119:58 Tė jam lutur shumė, me gjihė zemėr; ki mėshirė pėr mua sipas fjalės sate.

    119:59 Kam shqyrtuar rrugėt e mia dhe i kam kthyer hapat e mia ndaj urdhėrave tė tua.

    119:60 Pa asnjė mėdyshje nxitova tė respektoj urdhėrimet e tua.

    119:61 Litarėt e tė pabesėve mė kanė mbėshtjellė, por unė nuk e kam harruar ligjin tėnd.

    119:62 Nė mes tė natės ngrihem qė tė tė kremtoj, pėr shkak tė dekreteve tė tua tė drejta.

    119:63 Unė jam shok i gjithė atyre qė kanė frikė prej teje dhe i atyre qė respektojnė urdhėrimet e tua.

    119:64 O Zot, toka ėshtė e mbushur me mirėsinė tėnde; mė mėso statutet e tua.

    119:65 Ti i ke bėrė tė mira shėrbėtorit tėnd, o Zot, sipas fjalės sate.

    119:66 Mė mėso tė gjykoj drejt dhe tė kem njohje, sepse u besoj urdhėrimeve tė tua.

    119:67 Para se tė pikėllohem endesha sa andej e kėndej, por tani ndjek fjalėn tėnde.

    119:68 Ti je i mirė dhe bėn tė mira; mė mėso statutet e tua.

    119:69 Kryelartėt kanė trilluar kundėr meje, por unė do tė respektoj urdhėrimet e tua me gjithė zemėr.

    119:70 Zemra e tyre ėshtė e pandjeshme si dhjami; por unė kėnaqem me ligjin tėnd.

    119:71 Ka qenė njė e mirė pėr mua tė jem pikėlluar, qė kėshtu tė mėsoja statutet e tua.

    119:72 Ligji i gojės sate pėr mua ėshtė mė i ēmuar se mijėra monedha ari dhe argjendi.

    119:73 Duart e tua mė kanė bėrė dhe mė kanė dhėnė trajtė; mė jep zgjuarėsi qė tė mund tė mėsoj urdhėrimet e tua.

    119:74 Ata qė kanė frikė prej teje do tė mė shohin dhe do tė kėnaqen, sepse pata shpresė nė fjalėn tėnde.

    119:75 Unė e di, o Zot, qė dekretet e tua janė tė drejta, dhe qė ti mė ke hidhėruar nė besnikėrinė tėnde.

    119:76 Mirėsia jote qoftė pėrdėllimi im, sipas fjalės qė i ke dhėnė shėrbėtorit tėnd.

    119:77 Ardhshin tek unė dhemshuritė e tua tė mėdha dhe kėshtu paēa mundėsi tė jetoj, sepse ligji yt ėshtė kėnaqėsia ime.

    119:78 U ngatėrrofshin mėndjemėdhenjtė, sepse mė trajtojnė nė mėnyrė tė padrejtė dhe pa arsye; por unė mendohem shumė mbi urdhėrimet e tua.

    119:79 Le tė drejtohen tek unė ata qė kanė frikė nga ti dhe ata qė njohin urdhėrat e tua.

    119:80 Le tė jetė zemra ime e paqortueshme lidhur me statutet e tua, me qėllim qė unė tė mos ngatėrrohem.

    119:81 Shpirti im shkrihet nga dėshira e zjarrtė e shpėtimit tėnd; unė kam shpresė nė fjalėn tėnde.

    119:82 Sytė e mi dobėsohen duke pritur tė shkojė nė vend fjala jote, ndėrsa them: "Kur do tė mė ngushėllosh?".

    119:83 Ndonėse jam bėrė si njė calik i ekspozuar nė tym, nuk i kam harruar statutet e tua.

    119:84 Sa janė ditėt e shėrbėtorit tėnd? Kur do t`u vish hakut atyre qė mė ndjekin?

    119:85 Mėndjemėdhenjtė kanė hapur gropa pėr mua; ata nuk veprojnė sipas ligjit tėnd.

    119:86 Tėrė urdhėrimet e tua meritojnė besim; mė pėrndjekin pa tė drejtė; ndihmomė.

    119:87 Mė kanė eliminuar gati gati nga toka, por unė nuk i kam braktisur urdhėrimet e tua.

    119:88 Gjallėromė sipas mirėsisė sate, dhe unė do tė respektoj porositė e gojės sate.

    119:89 Gjithnjė, o Zot, fjala jote ėshtė e qėndrueshme nė qiejtė.

    119:90 Besnikėria jote vazhdon brez pas brezi; ti e ke vendosur tokėn dhe ajo ekziston.

    119:91 Qielli dhe toka ekzistojnė deri nė ditėn e sotme, sepse ēdo gjė ėshtė nė shėrbimin tėnd.

    119:92 Nė qoftė se ligji yt nuk do tė kishte qenė kėnaqėsia ime, do tė isha zhdukur nė pikėllimin tim.

    119:93 Nuk do t`i harroj kurrė urdhėrimet e tua, sepse me anė tė tyre ti mė ke dhėnė jetėn.

    119:94 Unė jam yti; shpėtomė, sepse kam kėrkuar urdhėrimet e tua.

    119:95 Tė pabesėt mė zėnė pusi qė unė tė vdes, por unė do tė mbėshtetem nė parimet e tua.

    119:96 Pashė caqet e ēdo gjėje tė pėrsour, por urdhėrimi yt nuk ka asnjė cak.

    119:97 Oh, sa shumė e dua ligjin tėnd! Ai ėshtė pėrsiatja ime gjithė ditėn.

    119:98 Urdhėrimet e tua mė bėjnė mė tė urtė se armiqtė e mi, sepse janė gjithnjė me mua.

    119:99 Kuptoj mė shumė se tė gjithė mėsuesit e mi, sepse urdhėrimet e tua janė pėrsiatja ime.

    119:100 Kam mė tepėr zgjuarėsi se pleqtė, sepse respektoj urdhėrimet e tua.

    119:101 Kam pėrmbajtur hapat e mia nga ēdo shteg i keq, pėr tė respektuar fjalėn tėnde.

    119:102 Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetė mė ke mėsuar.

    119:103 Sa tė ėmbla janė fjalėt e tua nė gojėn time! Janė mė tė ėmbla se mjalti nė gojėn time.

    119:104 Me anė tė urdhėrimeve tė tua unė pėrfitoj zgjuarėsinė; prandaj urrej ēdo shteg falsiteti.

    119:105 Fjala jote ėshtė njė llambė nė kėmbėn time dhe njė dritė nė shtegun tim.

    119:106 Unė jam betuar dhe do ta mbaj betimin qė tė respektoj dekretet e tua tė drejta.

    119:107 Unė jam shumė i pikėlluar, gjallėromė, o Zot, sipas fjalės sate.

    119:108 O Zot, prano ofertat spontane tė gojės sime dhe mėsomė dekretet e tua.

    119:109 Ndonėse e kam gjithnjė shpirtin nė pėllėmbė tė dorės, nuk e harroj ligjin tėnd.

    119:110 Tė pabesėt mė kanė ngritur kurthe, por unė nuk jam larguar nga udhėrimet e tua.

    119:111 Porositė e tua janė trashėgimia ime pėrjetė; ato janė gėzimi i zemrės sime.

    119:112 Jam zotuar me gjithė zemėr pėr t`i zbatuar nė praktikė statutet e tua pėrjetė, deri nė fund.

    119:113 Unė i urrej njerėzit qė gėnjejnė, por e dua ligjin tėnd.

    119:114 Ti je streha ime dhe mburoja ime; unė shpresoj nė fjalėn tėnde.

    119:115 Largohuni, o njerėz tė kėqij, sepse unė dua tė respektoj urdhėrimet e Perėndisė tim.

    119:116 Mė ndihmo sipas fjalės sate, qė unė tė jetoj, dhe tė mos lejoj tė ketė hutim nė shpresėn time.

    119:117 Pėrforcomė dhe unė do tė shpėtoj, dhe do t`i kem gjithnjė statutet e tua pėrpara syve tė mi.

    119:118 Ti i hedh poshtė tė gjithė ata qė largohen nga statutet e tua, sepse mashtrimi i tyre ėshtė gėnjeshtėr.

    119:119 Ti zhduk si fundėrrina tėrė tė pabesėt e tokės; prandaj unė i dua porositė e tua.

    119:120 Mishi im dridhet i tėri nga frika jote, dhe unė kam frikė nga dekretet e tua.

    119:121 Unė kam bėrė atė qė ėshtė e ndershme dhe e drejtė; mos mė braktis nė duart e shtypėsve tė mi.

    119:122 Jepi siguri dhe mbarėsi shėrbėtorit tėnd, dhe mos lejo qė mėndjemėdhenjtė tė mė shtypin.

    119:123 Sytė e mi dobėsohen duke kėrkuar shpėtimin tėnd dhe fjalėn e drejtėsisė sate.

    119:124 Kujdesu pėr shėrbėtorin tėnd sipas mirėsisė sate dhe mėsomė statutet e tua.

    119:125 Unė jam shėrbėtori yt; mė jep mendje, qė tė mund tė njoh porositė e tua.

    119:126 Éshtė koha, o Zot, qė tė veprosh; ata kanė anuluar ligjin tėnd.

    119:127 Pėr kėtė arėsye unė i dua urdhėrimet e tua mė tepėr se ari; po, mė tepėr se ari i kulluar.

    119:128 Pėr kėtė arėsye i konsideroj tė drejta urdhėrimet e tua dhe urrej ēdo shteg tė gėnjeshtrės.

    119:129 Porositė e tua janė tė mrekullueshme, prandaj shpirti im i respekton.

    119:130 Zbulimi i fjalėve tė tua ndriēon dhe u jep mendje njerėzve tė thjeshtė.

    119:131 Unė hap gojėn time dhe psherėtij, nga dėshira e madhe e porosive tė tua.

    119:132 Kthehu nga unė dhe ki mėshirė pėr mua, ashtu si bėn me ata qė e duan emrin tėnd.

    119:133 Stabilizoi hapat e mia sipas fjalėve tė tua dhe mos lejo qė asnjė paudhėsi tė mė sundojė.

    119:134 Mė ēliro nga shtypja e njerėzve dhe unė do tė respektoj urdhėrimet e tua.

    119:135 Bėj qė tė shkėlqejė fytyra jote mbi shėrbėtorin tėnd dhe mė mėso statutet e tua.

    119:136 Rrėke lotėsh zbresin nga sytė e mi, sepse nuk respektohet ligji yt.

    119:137 Ti je i drejtė, o Zot, dhe dekretet e tua janė tė drejta.

    119:138 Ti i ke pėrcaktuar porositė e tua me drejtėsi dhe me besnikėri tė madhe.

    119:139 Zelli im tė tret, sepse armiqtė e mi kanė harruar fjalėt e tua.

    119:140 Fjala jote ėshtė e pastėr nga ēdo zgjyrė; prandaj shėrbėtori yt e do.

    119:141 Jam i vogėl dhe i pėrbuzur, por nuk i harroi udhėrimet e tua.

    119:142 Drejtėsia jote ėshtė njė drejtėsi e pėrjetshme dhe ligji yt ėshtė i vėrtetė.

    119:143 Ankthi dhe shqetėsimi mė kanė pushtuar, por urdhėrimet e tua janė gėzimi im.

    119:144 Porositė e tua janė tė drejta pėrjetė; mė jep mendje dhe unė do tė jetoj.

    119:145 Unė bėrtas me gjithė zemėr; pėrgjigjmu, o Zot, dhe unė do tė respektoj statutet e tua.

    119:146 Unė tė kėrkoj; shpėtomė, dhe do tė respektoj porositė e tua.

    119:147 Unė zgjohem para agimit dhe bėrtas; unė kam shpresė te fjala jote.

    119:148 Sytė e mi paraprijnė natėn pėr tė menduar thellė fjalėn tėnde.

    119:149 Dėgjo zėrin tim sipas mirėsisė sate; o Zot, gjallėromė sipas dekretit tėnd tė drejtė.

    119:150 Kam afėr vetes ata qė ndjekin tė keqen, por ata janė larg ligjit tėnd.

    119:151 Ti je afėr, o Zot, dhe tė gjitha urdhėrimet e tua janė tė vėrteta.

    119:152 Prej shumė kohe kam mėsuar urdhėrimet e tua, tė cilat i ke vendosur pėrjetė.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine