Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 74

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP


    74:1 O Perėndi, pse na ke hedhur poshtė pėr gjithnjė? Pse vlon zemėrimi yt kundėr kopesė sė kullotės sate?

    74:2 Kujto popullin tėnd, qė dikur e more, qė ti e shpengove qė tė ishte fisi i trashėgimisė sate, tė kėtij mali tė Sionit, mbi tė cilin ke banuar.

    74:3 Drejto hapat e tua nė kėto rrėnoja tė pandreqshme; armiku i ka prishur tė gjitha nė shenjtėrore.

    74:4 Armiqtė e tu vrumbullojnė nė vendin e kuvendeve tė tua; kanė vėnė aty shenjat e tyre si flamuj.

    74:5 Dukej sikur godisnin me sėpata nė pjesėn e dėndur tė njė pylli.

    74:6 Dhe tani me sqeparė dhe ēekane po prishin tėrė skulpturat e tij.

    74:7 I kanė vėnė zjarrin shenjtėrores sate; kanė pėrdhosur banesėn qė mban emrin tėnd, duke e hedhur poshtė.

    74:8 Kanė thėnė nė zemėr tė tyre: "T`i shkatėrrojmė tė gjithė"; kanė djegur tėrė qendrat e kuvendeve tė shenjta nė vend.

    74:9 Ne nuk i shohim mė shenjat tona; nuk ka mė profet dhe midis nesh nuk ka asnjė qė tė dijė deri kur.

    74:10 Deri kur, o Perėndi, kundėrshtari do tė fyejė? Armiku vallė, do ta pėrēmojė emrin tėnd pėrjetė?

    74:11 Pse e tėrheq dorėn tėnde, pikėrisht tė djathtėn? Nxirre nga gjiri yt dhe shkatėrroji.

    74:12 Por Perėndia ėshtė mbreti im qysh prej kohėve tė lashta; ai sjell shpėtimin mbi tokė.

    74:13 Me forcėn tėnde ndave detin dhe shtype kokėn e pėrbindėshve tė detit nė ujėrat.

    74:14 Copėtove kokat e Levitanėve dhe ia dhe pėr tė ngrėnė popullit tė shkretėtirės.

    74:15 Bėre qė tė dalin burime dhe pėrrenj dhe thave lumenj tė pėrhershėm.

    74:16 Jotja ėshtė dita, jotja ėshtė edhe nata; ti ke vendosur dritėn dhe diellin.

    74:17 Ti ke caktuar tėrė kufijtė e tokės dhe ke bėrė verėn dhe dimrin.

    74:18 Mbaje mend kėtė, o Zot, qė armiku tė ka fyer dhe qė njė popull i pamend ka pėrbuzur emrin tėnd.

    74:19 Mos ia braktis bishave jetėn e turtulleshės sate; mos harro pėrjetė jetėn e tė pėrvuajturve tė tu.

    74:20 Respekto besėlidhjen, sepse vendet e errėta tė tokės janė plot me strofka dhune.

    74:21 Mos lejo qė i shtypuri tė kthehet i turpėruar; bėj qė i pėrvuajturi dhe nevojtari tė lėvdojnė emrin tėnd.

    74:22 Ēohu o Perėndi, mbro kauzėn tėnde! Mos harro qė i pamendi tė fyen tėrė ditėn.

    74:23 Mos harro britmėn e armiqve tė tu; zhurma e tyre qė ngrihen kundėr teje ngjitet vazhdimisht nė qiell.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine