Bad Advertisement?

News / Reviews:
  • World News
  • Movie Reviews
  • Book Search

    Are you a Christian?

    Online Store:
  • Visit Our eBay Store



  • ALBANIAN BIBLE - PSALMS 77

    PREVIOUS CHAPTER - NEXT CHAPTER - HELP

    77:1 Zėri im lartohet te Perėndia dhe unė bėrtas; zėri im lartohet te Perėndia dhe ai ka pėr tė mė dėgjuar.

    77:2 Ditėn e fatkeqėsisė sime kėrkova Zotin; gjatė natės dora ime mbeti e nderur pa u lodhur dhe shpirti im nuk pranoi tė ngushėllohet.

    77:3 Mė kujtohet Perėndia dhe rrėnkoj; vajtoj dhe fryma ime dobėsohet. (Sela)

    77:4 Ti m`i mban tė hapura qepallat; jam aq i turbulluar sa nuk mund tė flas.

    77:5 Sjell ndėrmėnd pėrsėri ditėt e lashta, vitet e kohėve tė shkuara.

    77:6 Gjatė natės mė kthehet nė mendje kėnga ime, mendoj thellė nė zemrėn time dhe fryma ime bėn kėrkime.

    77:7 A do tė mė hedhė poshtė pėr gjithnjė Zoti? E nuk do tė mė pėlqejė mė kurrė?

    77:8 Dhe mirėsia e tij ka marrė fund pėr gjithnjė dhe falja e tij ka munguar pėr brezat e ardhshme?

    77:9 Vallė Perėndia e ka harruar mėshirėn dhe nė zemėrimin e tij u ka dhėnė fund dhembshurive tė tij? (Sela)

    77:10 Unė kam thėnė: "Shkaku i hidhėrimit tim ėshtė se dora e djathtė e Shumė tė Lartit ka ndryshuar".

    77:11 Do t`i kujtoj veprat e Zotit; po, do tė kujtoj mrekullitė e tua tė kohėve tė kaluara,

    77:12 do tė mendohem thellė pėr gjithė veprat e tua dhe do tė kem parasysh bėmat e tua.

    77:13 O Perėndi, jeta jote ėshtė e shenjtė; cili Perėndi ėshtė i madh si Perėndia?

    77:14 Ti je Perėndia qė kryen mrekulli; ti ke bėrė tė njihet forca jote midis popujve.

    77:15 Me krahun tėnd ke shpenguar popullin tėnd, bijtė e Jakobit dhe tė Jozefit. (Sela)

    77:16 Ujėrat tė panė, o Perėndi, ujėrat tė panė dhe u trėmbėn; edhe humnerat u drithtuan.

    77:17 Retė derdhėn pėrmbytje uji, qiejtė gjėmuan dhe shigjetat e tua vepruan.

    77:18 Gjėmimi i bubullimės sate ishte nė vorbullėn, vetėtimat ndriēuan botėn dhe toka u tund dhe u drodh.

    77:19 Ti e hape rrugėn tėnde nė mes tė detit, shtegun tėnd nė mes tė ujėrave tė mėdha, dhe gjurmėt e tua nuk u njohėn.

    77:20 Ti e udhėheq popullin tėnd si njė kope me dorėn e Moisiut dhe tė Aaronit.

    GOTO NEXT CHAPTER - BIBLE INDEX & SEARCH

    God Rules.NET
    Search 100+ volumes of books at one time. Luther Bible Search Engine. Elberfelder Bible Search Engine. German SCH Bible Search Engine